• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritol mobilerisë, pronarja në polici: Nuk kam asnjë konflikt

by Java News
19/04/2019 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dëmtuan mobilerinë me tritol, pronarja mohon të ketë konflikte. Fushë-Kruja është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm tritoli, që ishte vendosur në një mobilieri.  

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:55, në mobilierinë e shtetases Dhurata Karaj. Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk raportohen të lënduar, ndërsa janë regjistruar dëme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, që nisën hetimet për zbardhjen e motivit të vendosjes së lëndës plasëse dhe identifikuar autorët. Sipas Policisë, lënda plasëse ishte vendosur në derën kryesore të objektit disakatësh, duke shkatërruar komplet pjesën e vetratës së xhamit.

Shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre për të parë se çfarë kishte ndodhur. Policia ka nisur hetimet, duke shoqëruar në Komisariat për të pyetur disa persona, mes tyre të dyshuar, nga ata që mund të kenë dijeni për ngjarjen, pronaren dhe familjarët e saj.

Por, pasi janë marrë në pyetje, nuk rezulton asnjë person i ndaluar si përgjegjës për shpërthimin e ndodhur në mobilierinë e Dhurata Karaj. Kjo e fundit ka pohuar se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët dhe nuk ka asnjë ide përse mobilieria e saj. Sipas saj, nuk ka probleme dhe konflikte me persona të tjerë, as ajo dhe as familja e saj.

“Nuk kam asnjë konflikt. As unë dhe as familja ime. Ky është një biznes familjar dhe nuk kemi asnjë ide përse autorët që rezultojnë persona të paidentifikuar ta kenë sulmuar, duke vënë lëndë plasëse. Nuk kemi pasur asnjë kërcënim”, ka thënë ndër të tjera pronarja e mobilierisë.

Shpërthimi i fundit regjistron të tetin brenda këtij viti në Rrethin e Krujës, ku objektiv ishin biznese, banesa, automjete dhe shtyllat e tensionit të lartë. Në asnjë rast Policia nuk ka vënë në pranga ndonjë prej autorëve.

Prej disa vitesh, ngjarje të tilla janë kthyer në modë në Rrethin e Krujës, ndërsa vetëm në dhjetë vitet e fundit numërohen të paktën 100 raste shpërthimesh me lëndë plasëse. Në asnjë rast, Policia nuk ka vënë në pranga si autorë të vendosjes se lëndëve plasëse, duke bërë që të tetë ngjarjet të mbeten të pazbuluara.

g.kosovari

Next Post
Shtyhet kampionati në Holandë, klubet bien dakort për t’i ardhur në ndihmë Ajaksit

Shtyhet kampionati në Holandë, klubet bien dakort për t’i ardhur në ndihmë Ajaksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In