• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritol mjetit të tregtares, zbulohet dëshmia e ish-burrit

by A R
03/05/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit ish-bashkëshortin e tregtares Bruneta Aliaj (Meço), të cilës i vendosën eksploziv në makinë mbrëmjen e djeshme.

Bruna-Aliaj-1

Pavarësisht dëshmisë që ka dhënë në polici pas ngjarjes pronarja e mjetit të dëmtuar nga shpërthimi, ish-bashkëshorti i saj pretendon se nuk ka asnjë lloj konflikti apo mosmarrëveshje me të, shkruan “Panorama”.

Burimet thanë se Edmond Meço është shoqëruar pas dyshimeve të ngritura nga ish-bashkëshortja, Bruneta Aliaj (Meço), megjithatë është lënë lirë sapo ka dhënë deklarimet e tij.

Të njëjtat burime thanë se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë, apo në ndonjë formë tjetër. Por, veç deklarimeve mohuese të tij, policia nuk ka gjetur as prova që ta lidhë atë më ngjarjen.

“Nuk kam asnjë lloj mosmarrëveshjeje me ish-gruan. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe as arsye për ta sulmuar në çfarëdolloj forme, aq më pak në atë mënyrë”, mësohet të këtë thënë në polici Meço.

Ndërsa ka konfirmuar se konflikti i vetëm që ka pasur me të ka qenë disa kohë para divorcit dhe kjo për shkak se ai nuk pranonte që të ndahej dhe se nuk ishte dakord me padinë e saj për t’u divorcuar. Por pas atij momenti, nuk ka pasur të bëjë më me të.

NGJARJA 

Burime nga Policia thanë për “Panorama” se pronarja e mjetit “Smart” që u dëmtua nga shpërthimi i 100 gram tritol, ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri.

Ajo merret me tregti dhe ka një dyqan rrobash në afërsi të Tregut Elektrik. Ndërsa prej disa vitesh jeton e vetme në një pallat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë, ku ndodhi edhe shpërthimi.

Mësohet se 55-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze që është e martuar dhe e një djali 27-vjeçar që jeton në Britaninë e Madhe prej disa vitesh.

Ajo ka deklaruar se është divorcuar nga i shoqi prej më shumë se 5 vitesh dhe sipas saj, përveç mosmarrëveshjeve që ka pasur me të nuk ka probleme me persona të tjerë.

Kjo ka qenë arsyeja e shoqërimit të Edmond Meços në Polici, i cili pasi ka dhënë deklarime është lënë sërish i lirë.

Burimet thanë se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë apo në ndonjë formë tjetër.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme pas 9-katësheve ku ishte parkuar makina tip “Smart”.

Burimet thanë se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur poshtë makinës, në pjesën e pasme të saj një sasi prej 100 gram tritol, që është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës./a.m.

Next Post
Pranimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqdoni, Majko: Akti më i rëndësishëm pas Marrëveshjes së Ohrit

Majko reagon për krizën: Më e ulëta që ka ndodhur ndonjëherë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In