Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dardhaj të Mirditës, por fatmirësisht pa të lënduar. Mësohet se automjeti në pronësi të A.D, 50 vjeç, ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e një shpërthimi.
Grupi hetimor thotë se nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse, makinës i është thyer xhami si dhe ka pësuar dëme të tjera.
Mësohet se A.D, pronar i makinës në fjalë, është efektiv i Policisë së Shtetit. Nga hetimet e para ende nuk është bërë e ditur pista e ngjarjes apo autori i dyshuar i saj. (java / R.a)