Një makinë ka shpërthyer me lëndë plasëse në Bulqizë, ndërsa pronari i mjetit është F.D administrator i një galerie kromi.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:
Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.
Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
a.ç