Një shpërthim me tritol ka ndodhur 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse shpërtheu në makinën e një biznesmeni nga Vlora, rreth orës 01:35 të mëngjesit të së premtes.
Burime bëjnë me dije se eksplozivi është vendosur në pjesën e sipërme të kofanos. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa para makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Automjetin e kishte parkuar poshtë banesës dhe ka qenë biznesmeni ai që ka lajmëruar autoritet për ngjarjen. Para hetuesve deklaroi se tritoli mund të i jetë vënë pasi ka borxhe, por nuk ka dhënë emra konkret.
Uniformat blu akoma nuk kanë identifikuar autorin dhe po mbikëqyrin kamerat e sigurisë për gjurmimin e tij. Në pamje shfaqet autori i vetëm, teksa vjen pranë makinës dhe lë lëndën plasëse dhe largohet. Ai ka qenë i veshur me rroba të zeza dhe i maskuar në fytyrë.
Burime bëjnë me dije se biznesmeni ka qenë i skeduar më herët nga uniformat blu. Grupi hetimore ka dyshime se lënda plasëse është përgatitur në mënyrë artizanale.
/a.r