Një operacion i policisë së Kurbinit i koduar “Shemria”, ka vënë në pranga një person të kapur me drogë, tritol dhe granatë.
Në bazë të një hetimi disaditor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, pasditen e djeshme u bë arrestimi i P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.
Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, një kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit,
për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
g.kosovari