Burime nga policia e Bajram Currit njoftojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Bujan.
Mësohet se një lokal ka shpërthyer me eksploziv ndërsa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. Lokali është në pronësi të shtetasit Ismail Avdia, ndërsa grupi hetimor po heton për pistën dhe autorët.