Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Ahmetaq të Tiranës ku në oborrin e një banese ka shpërthyer një sasi tritoli.
Lënda plasëse është hedhur pranë banesës së një zyrtari të lartë të burgjeve, konkretisht, shtetasit Nazmi Demirxhi, Drejtor i Drejtorisë së Paraburgimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar. Familjarët panë kaluar momente paniku.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorit të krimit.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën e Demirxhit./a.m.










