Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një shpërthim ku objektiv i sulmit ishte një automjet tip “Ëolksvagen” në pronësi të shtetase Frida Kopliku.
60-vjeçarja, e cila është inspektore e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, ka deklaruar në polici se ajo nuk ka asnjë konflikt.
“Nuk kam asnjë konflikt, Nuk e di kush mund ta ketë vendosur lëndën plasëse. Njarjen e mora vesh nga mediat”, ka deklaruar ajo para hetuesve.
Për momentin grupi hetimor ëhstë fokusuar te pista që lidhet me detyrën e Koplikut, edhe pse ajo ka deklaruar se nuk ka pasur përplasje me asnjë person./a.m.










