• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tritan Kalo, “Zhong Nanshani” shqiptar

by Java News
13/01/2025 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vladimir Duraj

Për takimin me kolegët, specializantët, infermjerët dhe personelin administrativ të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive të QSUNT – së në ditën e daljes në pension, Prof Dr Tritan Kalo, mes të tjerave, shkruante :

“Nëse do të më ishin krijuar hapësirat e duhura, unë do të doja të kontribuoja edhe më shumë, për cilësimin e ofrimit të përkujdesit mjekësor ndaj të sëmurëve, si dhe në dijedhënien për kolegët, specializantët dhe studentët, meqënëse kam mbi supe një barrë të madhe eksperience jetësore dhe shkencore.”

Relativisht rasti i Dr Tanit ngjan si dy pika uji me rastin e shkencëtarit kinez Zhong Nanshan, për të cilin, ambasadori ynë në Pekin, Selim Belortaja, shkruan në faqen e tij të facebook, më 22.02.2020 :

“Gjenerali” që drejton operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë, Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna. Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë?”

E pra, Zhong Nanshan shkencëtar në Kinë, Tritan Kalo shkencëtar në Shqipëri, Zhongu antikonformist, kritikonte kur duhej, Tritani mëse antikonformist që bibël ka vetëm betimin e Hipokratit.

Zhongu dhe Tritani kanë shumë ngjashmëri mes tyre, po sjellja e pushteteve respektive ndaj tyre nuk ishte e njëjtë. Zhongu u gradua “gjeneral” me kartabianke universale, Tritani mbeti një ushtar i thjeshtë i “perandorisë”.

Në fakt, i tillë mbeti de jure, për pushtetin, sepse de fakto dhe ne sytë e popullit, Dr Tritani shihej si gjeneral e kaluar gjeneralit. Janë me mijëra pacientët nga çdo skaj i Shqipërisë që ndjenë dhe prekën me dorë kujdesin njerëzor dhe profesional të Dr Tritanit, “firmën” e tij për të dalë fitues mbi virusin jetëmarrës.

Është për këtë arsye që Gjirokastra, Elbasani dhe Kuçova i akorduan Dr Tritanit titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Ishin banorë të këtyre qyteteve ata që kërkuan nga pushteti vendor nderimin e Dr Tritanit me këtë titull të lartë, në shenjë mirënjohje për atë çfarë ai bëri e bënte për jetën e tyre dhe të gjithë shqiptarëve.

Vlerësimet për Dr Tritanin ishin në 360⁰, për gjithçka dhe nga të gjithë, duke filluar nga më i thjeshti e më i vobekti e deri te firma të njohura për mendje e pozitë shoqërore. Po citoj pësëri ambasadorin Belortaja, i cili po në shkrimin e mësipërm të 20.02.2020, shkruan :

“Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S’ka rëndësi edhe në se s’është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe? Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rrogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë… 83 vjeç.”

Nuk ka asnjë dyshim që në këto rreshta identifikohet Dr Tritan Kalo, figura qendrore e mjekësisë shqiptare në këtë zhanër, “gjenerali” de fakto i ushtrisë shqiptare në luftë kundër “murtajës” COVID-19. Të dekriptuara, rreshtat e mësipërme të ambasadorit, lexohen: Po, ne e kemi të ngjashmin me Zhong Nanshan, ai quhet Tritan Kalo. Thirre, qeveri, vendose në krye të kësaj pune, jepi kartabiankë në gjithçka, 5 – fishoja rrogën, gradoje “gjeneral”.

Këto shkruante ambasadori Selim Belortaja ne kohën e “vallzimit” të COVID-19.

“Tritan Kalo, njëri ndër mjekët më të shquar, fisnik në të gjithë qënien e tij, erudit dhe pasionant pas shkencës dhe librit, i kujdesshëm për të përcjellë pikërisht atë mesazh që njerëzit prisnin, të shpresës; për të qënë pjesë e dhimbjes së tyre, por edhe e guximit se gjithçka mund të përballohej” – thotë Bedri Islami në mbështetje të Tritan Kalos për dhenien e titullit “Njeriu i Vitit” në gazetën DITA.

Mund të sillja shumë e shumē opinione vlerësuese për Dr Tritanin, por kjo nuk do ta ndryshonte qenien e Tij. Madhështia, fisnikëria, përsosmëria profesionale dhe humane, erudicioni i spikatur, thjeshtësia si qershia mbi tortë, ndershmëria dhe karakteri i tij burrëror te Dr.Tani janë aksiomë dhe si të tilla gjithëpranohen pa pasur nevojë për vërtetim.

Dr. Tritan Kalo, mjek Infektolog, Tropikolog, Reanimator, Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Associuar, Mjeshtër i Madh, ka një jetë në mjekësi. Ai është simbol, emblemë, legjendë e gjallë në mjekësi, Ai dhe Mjeku ekselent nënkuptojnē njēri tjetrin. Është kjo arsyeja që nuk po ia përshkruaj jetën siç bëhet rëndom në shkrime të tilla, presupozoj se nuk ka shqiptar qe nuk merr me mend se Tan Kalo është lindur për të kapur majat, është rritur duke qënë vëlla me vendin e parë, me “Diploma Ari”, me vlerësime superlative kudo ku ka punuar, në Shqipëri, Francë apo Kanada.

Sa më sipër i shkruaja kryeministrit në prag të pensionimit të Dr Tanit dhe me një revoltë të justifikuar, vijoja:

“- E pra, sa më sipër i dini dhe Ju, kryeministër, ia njihni vlerat, madhështinë, antikonformizmin, karakterin e fortë, superioritetin njerëzor e profesional, gjenialitetin e tij dhe në finale duhet ta çmonit. Ju e çmoni, kryeministër, e vlerësoni si një diamant të krahut tjetër, që nuk lëpihet, nuk serviloset, nuk përkulet, nuk blihet dhe këto janë të mjaftueshme për ta abandonuar, injoruar, nepërkëmbur. Por gaboni, i nderuar!

Në “luftën” me Dr Tanin, i humburi është kundërshtari. Ta mbaje ende në punë shkencëtarin Tritan Kalo, i fituari do të ishit ju, vendi, populli. Shqipëria ka nevojë për Tritan Kalon më shumë se sa për një kryeministër e aq më teper për një minister apo drejtor, ndaj do bënit mirë ta shihnit me bonsens “vendimin” e pensionimit të tij.

Personalitet erudit dhe i shquar i mjeksisë mbarëshqiptare, me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga covid – 19, ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria.

Tritan Kalo është një aset kombëtar, Ai, me atë çfarë është e bënë në shërbim të popullit e vendit, është sa tiranas, aq edhe gjirokastrit, sa Elbasanas aq edhe kuçovar, sa shkodran aq edhe vlonjat, sa i vehtes aq edhe i Shqipërisë.
Është nga rastet e rralla kur për të prezantuar dikë nuk është nevoja për “biografi”, mjafton të thuash emrin dhe cilido shqiptar e di për kë bëhet fjalë.

Konsideratat për të janë të përditshme, janë me mijëra dhe nga i gjithë vendi. Por me “interes” do të ishte konsiderata e kuçovarëve dhe ajo nuk mungon. Janë të shumta rastet nga Kuçova që kanë ndjerë e prekur kujdesin dhe profesionalizmin e Dr Tritanit, janë shumë më të shumtë ata që janë pro nderimit e vlerësimit të Tij!

Në kontekst të këtij propozimi kërkuam edhe mendimin e disa prej mjekëve tanë si Teodor Kote , Elena Gjonbalaj, Mimoza Velikaj, Eni Dhame , Mimoza Caca dhe Ermelinda Nito, të cilët folën me superlativa për punën e dr Tritanit, mjekut që rrezikonte jetën për të shpëtuar jetë…ja si u shpreh dr Eni Dhame :

“Janë të pakta fjalët që mund të thuhen për njerëz të mëdhenj si Prof. Tritani. I gjendshëm në çdo kohë, profesionalist, human, i respektueshëm, është fat ta njohësh e për më tepër të trajtohesh prej tij. Të tillë profesionalistë i shtojnë krenarinë mjekësisë shqipetare dhe janë njëkohësisht kaq shumë të nevojshëm për të”./Dita

Botuar pas pandemisë së COVID 19

Next Post
Shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit

Shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

“Qe ku osht….?” Buzhala me ironi: Këta përkrahësit e Albinit në Tiranë pse nuk vijnë me jetu në Prishtinë?

December 30, 2025
Arsyet e sulmit të dytë të Berishës ndaj “New York Times”

Kompania lobuese e Berishës pagesë 750 mijë dollarë për periudhën prill–gusht 2025, asnjë ndryshim për “non gratën”

December 30, 2025
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

“Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik”/ Spiropali: Në 2026 presim Samitin e Diasporës

December 30, 2025
VIDEO-U bekuan me katërnjakë, 2 prej tyre nuk shikojnë! Prindërit tregojnë emocionet edhe sfidat..

VIDEO-U bekuan me katërnjakë, 2 prej tyre nuk shikojnë! Prindërit tregojnë emocionet edhe sfidat..

December 30, 2025
Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

December 30, 2025
“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

December 30, 2025
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

December 30, 2025
Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

December 30, 2025
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com