Momente dramatike vijojnë të regjistrohen në Fier, në fshatin Greçali, ku nëna e 8-vjeçarit, Florida ka çarë kordonin e policisë dhe me vrap ka shkuar pranë vendin ku 38-vjeçari, Klodian Çalamani i groposi djalin, 8-vjeçarin Mateon.
Familjarët, dëgjohen teksa i thonë Policisë që “thjesht ta shikojë dhe të ndezin qiri”, teksa efektivët nxitojnë që ta kapin, pasi është e ndaluar.
“Nëse jeni prindër dhe ju, mos më lëndoni ma hapni rrugën, po kërkoj vetëm 5 minuta”, dëgjohet të thotë nëna policisë./m.j