Tragjedia e asaj që po ndodh në Siri është gjithnjë e më tronditëse. Nuk bëhet fjalë vetëm për fluksin e madh të emigrantëve që kanë zbarkuar në Evropë për të kërkuar një strehë larg luftës.
Por këtë radhë në qendër vihen fëmjët e emigrantëve sirianë të cilët janë të detyruar të flenë në pyje, pasi janë larguar nga vendi i tyre.
Të shtrirë në një krevat që nuk është i tyre apo në një dyshek të pistë ata mundohen të flenë pavarësisht të ftohtit. Fotot e sjella nga mediat botërore janë me të vërtetë trishtuese!



















