• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trinomi i munguar në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
15/03/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E marta ishte ditë e mbarë për besimin: Shqiptarja dhe Qytetarja e Botës Nënë Tereza do të shenjtërohet dhe njeriu që miratoi shenjtërimin, Papa Françesku, do të ketë një bust mirënjohjeje në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ka pak “elementë” sigurie në pasaportën e zakonshme të identitetit shqiptar dhe kjo është normale për një popull të vogël. Emri i Nënë Terezës është një nga më të rëndësishmit. Ai emër është simbol i dashurisë, shërbesës e sakrificës në emër të besimit. Një trinom i shenjtë që do ta bënte çdo shoqëri më të mirë duke pasur një shembull për të marrë dhe një model për të ndjekur. Megjithatë, pak duket se ka depërtuar në Tiranë nga kjo trashëgimi e vyer dhe fantastike. Ose në rastin më ngushëllues, pak duket të ketë depërtuar në politikën që drejton Tiranën. Mund të jetë çështje forme dhe jo thelbi, i cili me gjasë është goditur e deformuar, siç janë të goditura dhe të deformuara rregullat normale të lojës politike në Shqipëri.

Si rregull, politikës shqiptare, i mjafton edhe një pikë uji për t’u zhytyr e për t’u mbytur. Kështu ka ndodhur vazhdimisht dhe për gjithçka. Edhe me detaje anësore të qeverisjes së vendit, edhe me sipërmarrje të mëdha e të rëndësishme që kërkonin seriozitet në zgjidhje. Dje dhe sot. Me gjasë edhe nesër. Shembujt që do ta vërtetonin një gjë të tillë janë thjesht të pafundëm. Reforma në drejtësi është një prej tyre. Eshtë rasti më i fundit i mbushur me keqkuptime, i helmuar me dyshime dhe fantazuar me paragjykime. Pothuaj askush nuk e kishte parashikuar që dy vjet më parë, në janar të 2014-ës, kur reforma u shpall si prioritet i padiskutueshëm i maxhorancës së majtë, do të krijohej një problematikë e tillë dhe gjithçka do të prezantohej shumë më e komplikuar sesa do të duhej të ishte në thelb. Jo si akt teknik, por si mjet politik. Jo vetëm për hir të marifetit të zakonshëm që e bën të thjeshtën të duket e ndërlikuar dhe jo vetëm për shkak të skepticizmit të zakonshëm që në çdo lëvizje politike në vend, sheh një marifet të ri të kundërshtarit për ta përdorur si mjet lufte në betejat e ditës.

E fotografuar vetëm një ditë me reformën dhe për reformën, askush nuk do të gjente dot, në parim, diferenca mes palëve që do ta votonin atë. Të gjitha palët, maxhoranca dhe opozita janë shprehur të gatshme për ta votuar. Janë shprehur të bindura për nevojën dhe urgjencën e saj. Kanë shprehur vullnetin politik për një operacion të thellë në sistem edhe për shkakun se një gjë e tillë është kërkesë dhe nevojë e dëshpëruar e votuesve shqiptarë, por edhe e faktorit ndërkombëtar. Pritshmëritë e krijuara se të nesërmen e firmës mbi dokumentin e reformës, Shqipëria do të ndryshojë sa hap e mbyll sytë, janë të jashtëzakonshme. Aq sa duket se është bërë qëllim në vetvete se cili do të marrë dafinat e autorit dhe kush do të paguajë faturën e humbësit në të nesërmn ndryshe të të gjithë vendit. Në fakt reforma do të duhej t’i japë para së gjithash përgjigje disa pyetjeve të thjeshta që nisin me kryesoren: do të ketë një standart të vetëm të të dhënit drejtësi, pavarësisht kontos bankare, pozicionit shoqëror, gjinisë, shkallës së arsimimit e të tjera e të tjera diferenca vetjake, por që i lënë sërish të barabartë qytetarët përballë ligjit? Ky është qëllimi final dhe jo përdorimi i vetë refomës si një kostum i ri me të cilin do të bëhet prezantimi në klubin evropian. Si një akt me emra të përveçëm dhe jo me parime të përgjithshme. Eshtë shumë e lehtë të ndryshohet kostumi që mbulon një mentalitet dhe shumë e vështirë të ndryshohet lëkura e mentalitetit.

Modeli i Nënë Terezës mund të ndihmonte në këtë drejtim. Askush në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nuk i ka ngjarë, fjala vjen, Papa Françeskut. Politika në thelb askund nuk ka prodhuar shenjtë. Aq më pak në Shqipëri. Nuk ka shenjtë në Tiranë, por së paku të ketë dashuri, shërbesë, sakrificë të politikës në emër të detyrimit ndaj shoqërisë, në emër të asaj që zgjat më shumë se një ditë, zgjat më shumë se një mandat qeverisjeje dhe ekziston përtej interesit të një dite të vetme. Këtë duhet të bëjë politika, e cila si rregull prodhon vetëm të marta në Tiranë. Shpesh nga padija. Shpesh edhe nga ligësia. Siç ndodh gjithmonë kur në politikë mungon dashuria. Që edhe kur ekziston, shihet me dyshim nga të liqtë e të paditurit.

Next Post

Marigona Qerkezi do të interpretojë për të dytën herë në Operën e Omanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In