• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Trimi” nga Kamza nuk heq dorë nga dhuna edhe në karantinë/ Rreh bashkëshorten por ajo e mbron përsëri para policisë

by Java News
02/04/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmira jeton në Kamëz. Në këto kohë vetizolimi nga virusi Covid-19, asaj si të gjithëve i janë hapur mjaft vështirësi për të përshtatur rutinën. Bën punët e shtëpisë, mandej herët në mëngjes vrapon për të shkuar në fabrikën e sallamit ku edhe punon. Vështirësia më e madhe që gruaja përballet është kur kthehet, nuk ka asnjë makinë transporti dhe ndaj i duhet të kthehet në këmbë.

Por veç kësaj, së fundmi gruaja ka hasur probleme edhe me bashkëshortin, i cili i mbyllur në shtëpi nga vetizolimi, por edhe i papunë, duket se nuk i kupton aspak vështirësitë e partneres. Këtë e tregon një kallëzim pranë komisariatit numër 6 nga gruaja, e cila ka njoftuar në sallën operative dhe ka kërkuar ndihmë.

Burimi tregon se H.K sapo gruaja ka hyrë në banesë i ka bërtitur “përse u ktheve kaq vonë” dhe madje më tej ka vazhduar të thyejë orenditë. Çifti ka nisur debatet përmend më tej, dhe bashkëshorti ka tentuar ta qëllojë. Siç bëhet me dije në kallëzim gruaja punon në fabrikën e sallamrave dhe ka goxha distancë mes vendit të punës dhe shtëpisë.

Në debat e sipër Fatmira ka tentuar t’ia shpjegojë situatën, por ai as që e ka dëgjuar dhe ka nisur ta qëllojë me shuplaka.

Oficeri i policisë, Gëzim Bakiasi, thotë në procesverbal që për të shmangur agravimin e situatës, ka ndërhyrë djali i çiftit, që sapo ka neutralizuar të atin, ka shpejtuar të telefonojë në sallën operative.

Bëhet me dije se sapo në shtëpinë e tyre ka mbërritur patrulla e policisë, gruaja ka dalë në mbrojtje të bashkëshortit. “Ai vetëm më shtyu, nuk më qëlloi siç thotë im bir. Im shoq është pak i stresuar se nuk ka as punë dhe qëndron i mbyllur nga koronavirusi. Vetëm unë sjell të ardhura në shtëpi, në këtë kohë ku është bërë e vështirë të lëvizësh, kthimi në shtëpi nuk ndodh më brenda orarit siç është mësuar ai, ndaj edhe u nxeh dhe humbi kontrollin”, mësohet të ketë deklaruar gruaja.

Sidoqoftë, oficeri i policisë, Gëzim Bakiasi, pasi i ka pyetur të gjitha palët, ka përpiluar dosjen dhe ka referuar H.K për veprën e dhunës në familje sipas  nenit 140 a të kodit penal.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Yrshek, ku sërisht një prind i xhindosur ka goditur të bijën, e cila është kthyer vonë në shtëpi. Vajza me inicialet Adela V. tregon se kishte udhëtuar në këmbë për t’u kthyer në shtëpi pas përfundimit të punës, por prindërit e kanë pritur në oborr dhe e kanë dhunuar psikologjikisht.

Policia thotë se episodi i dytë nuk është fiks një rast dhune, pasi e reja kishte fikur telefonin dhe siç deklarojnë prindërit “ata ishin bërë merak dhe ndaj po e prisnin në oborr deri në orët e vona të mbrëmjes”.  Siç shton një burim pranë sallës operative, janë shtuar gjithashtu telefonatat e fqinjve, nga njëra anë ata spiunojnë ata që thyejnë karantinën dhe nga ana tjetër tregojnë edhe rastet kur dëgjojnë të bërtitura nga ana tjetër e murit.

Por deklaroi një zyrtar policie, në të paktën pesë raste në Tiranë kemi dërguar menjëherë grupet e gatshme të policisë, por familjarët për të cilët është treguar se në shtëpinë ngjitur po ushtrohej dhunë, e kanë mohuar dhunën që mund të kishte ndodhur aty.

g.kosovari

Next Post
Ankohen për pakot me ushqime nga qeveria/ Oriola ‘shuplakë’ qytetarëve: Mosmirënjohësa, ndihma në vendin e gabuar

Ankohen për pakot me ushqime nga qeveria/ Oriola ‘shuplakë’ qytetarëve: Mosmirënjohësa, ndihma në vendin e gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In