Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar se tribunal i Gjykatës Speciale që ka në duar dojset e Hagës ka bashkëpunëtore Serbinë.
Në një lidhje me Skype, në studion e “Open”, Buzhala tha se këto krime po hetohen për herë të pestë dhe shtoi se bashkëpunëtorë të Millosheviçit janë shndërruar në partnerë të tribunalit të Gjykatës së Hagës.
“Tribunali Special po heton për herë të 5 këto krime. Tribunali Special ka për partner Serbinë. Bashkëpunëtorë të Millosheviçit janë shndërru në partnerë të tribunalit. Nuk mundet tribunal me dekoru bashkëpunëtorn e Millosheviçit. Presidenti aktual i Serbisë ka qenë ministër i Millosheviçit. Nuk mund të vijë drejtsia kur në themel ka padrejtësinë,”– tha Buzhala.
g.kosovari