• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri skenaret pas djegies së mandateve të deputetëve të PD!

by Alfred Peza
18/02/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pasi dështuan në mitingun e të shtunës “për të larguar Edi Ramën”, opozita u zgjua më 17 shkurt, në kushtet e pamundësisë totale të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për tu larguar vetë nga skena politike shqiptare, siç edhe ishin përbetuar. Ndaj, shumica e shqiptarëve, për shkak të motit të shkëlqyer me diell të së dielës, vijuan programin e tyre duke iu gëzuar jetës nëpër familje, brenda apo jashtë qendrave të tyre të banimit.

Të vetmit që ishin në hall një ditë më pas, ishin vetëm liderët e opozitës, të cilët nuk dinin se si ta justifikonin dështimin spektakolar që i dhuruan vetes, në raport me mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama. E ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim mërmëriti diçka sa për të thënë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta foli me heshtjen e tij, i vetmi që doli përpara mediave nga aktorët dhe faktorët kryesore opozitarë, ishte Lulzim Basha.

Kryetari i PD deklaroi se do ti propozojë forumeve drejtuese të Partisë Demokratike, dorëzimin e mandateve të deputetëve, duke kërkuar zgjedhje të reja të parakohëshme dhe mbajtjen e tyre me standarte sa më të larta. Në pamundësi për të gjetur sebepe për të qenë kundër mazhorancës dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama nga protesta e 16 shkurtit, kryetari i opozitës e pati të pamundur që të artikulonte një shkak të qenësishëm për hapin e ri “in extremis”. Me sa duket, ishte kjo edhe arësyeja se përse liderët e partive të aleate me PD, nuk dolën pas kësaj për ta mbështetur Lulzim Bashën, në nismën e pazakontë të djegies së mandateve parlamentare.

Në këto kushte duket se jemi përpara tri skenareve, të cilat mund të diktojnë pas kësaj, jetën politike shqiptare.

Skenari I PARE, lidhet me atë çfarë pritet të ndodhë me PD, pas propozimit të kryetarit të saj. Nëse nuk është një lojë e Bashës për të “rritur pazarin” politik me mazhorancën dhe ndërkombëtarët, e gjitha duket si një skenar koshient për të radikalizuar artificialisht jetën politiko- shoqërore të vendit, në prag të ngritjes dhe funksionimit normal të të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë, që do meren me hetimin dhe ndëshkimin e të gjitha krimeve të 30 viteve të shkuara të elitës së korruptuar dhe të kriminalizuar të vendit. Ky skenar do ta verë në vështirësi mazhorancën qeverisë dhe normalitetin e jetës së vendit në një periudhë afatshkurtër, por në fund e gjitha kjo thjeshtë sa do të dëmtojë dhe ndëshkojë në mënyrë të pariparueshme, PD-në vetë dhe lidershipin e saj.

Skenari I DYTE, duket që mund të lindi lidhet me realizimin e ëndrrës së  kahershme të LSI dhe Ilir Metës, për tu bërë një nga dy aktorët dhe faktorët kryesorë të jetës politiko- shoqërore të vendit. Duke mos i shkuar nga pas Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në aktin e dorëzimit të mandeteve politike, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë shumë më të lumtur për këtë, sesa PS dhe Edi Rama. Sepse LSI mbetet pas kësaj, partia më e madhe opozitare në Shqipëri. Përçarja e opozitës aktuale, duket e garantuar. Ajo që nuk llogarisin sot të lumturuarit në radhët e LSI është efekti që do sjelli në të ardhmen e saj, si edhe për gjithë elitën politike të vendi, fillimi i punës nga SPAK dhe BKH, sëbashku me Prokurorin e ri të Përgjithshëm të përhershëm të vendit.

Skenari I TRETE, mund të jetë ai i vendosjes së mazhorancës socialiste dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, përballë një realiteti të ri politik. Në mungesë të një ofertë të plotë e serioze nga e djathta dhe kampi opozitar në tërësi, pas “tërheqjes” së PD nga skena politike me synimin e elitës së saj për ti mbijetuar ndëshkimit të së shkuarës, mund të lindin parti dhe lëvizje të reja të së djathtës moderne. Kjo do të detyrojë edhe vetë të majtën, që të futet në një cikël të ri të riogranizimit, modernizimit hapjes dhe përshtatjes së shpejtë me një realitet të ri politik, të cilin Kryeministri Rama e ka filluar prej kohësh tashmë. Ky proces mund të çeli pas kësaj, një cikël të ri për jetën e vendit pas 30 viteve të tranzicionit nga komunizmi, drejt një demokracie më funksionale në një shtet të ri të së drejtës që ka nisur të ndërtohet.

Në këto kushte, pas deklaratës së Lulzim Bashës për dorëzimin e mandateve të deputetevë të Partisë Demokratike, vendi mund të përballet me një realitet i cili ngado që ta rrotullosh, më shumë do të dëmtojë këtë forcë politike dhe aleatët e saj të kampit opozitar, sesa kundërshtarin e vetëm të tyre. Ndaj, duket se kemi hyrë në një fazë interesante zhvillimesh, të cilat jo domosdoshmërisht, duhen parë me pesimizëm.

Next Post
Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj

Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In