• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri skenarët e negociatave

by Ilva Tare
10/08/2016 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Ka udhërrëfyes dhe të paudhë që do të ndikojnë në marrëdhënien e re, ku pritet të hyjë Shqipëria me Bashkimin Europian. Hapja e negociatave me vendin tonë është një nga hapat më të rëndësishëm për integrimin. Të mbetur pas Serbisë dhe Malit të Zi, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës i kanë sytë dhe shpresat në Bruksel për mundësinë e dhënies së rekomandimit për hapjen e negociatave në progres-raportin e Tetorit.

Vendimmarrja është vërtet e strehuar me seli në Bruksel, por faktorët dhe aktorët kryesorë nga të cilët varet ajo, ndodhen në Tiranë. Me bërje ose bllokim të detyrimeve të mëtejshme që duhet të plotësojë vendi ynë në raport me kërkesat e Bashkimit Europian, Tirana zyrtare dhe opozitare në cilindo krah që gjendet aktualisht, do të jetë përcaktuese për futjen e vendit në një listë të re partnerësh me vendet europiane.

Skenari i pare, më optimist, është rekomandimi nga Komisioni Europian në progres raportin e vjeshtës për celjen e negociatave, i cili duhet thënë se është këshillues dhe jo detyrues për qeveritë e vendeve të BE. Më pas në Dhjetor, Ministrat e Jashtëm të BE do të duhet të marrin vendim për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimin e Komisionit. Ky skenar, duket se ka pak gjasa të ndodhë edhe për më optimistët.

Për të siguruar vendim pozitiv të qeverive europiane, duhet që parlamenti konsensual a patriotik, si të dëshirojnë të vetquhen, ta vazhdojë detyrën ndaj atdheut duke miratuar pa vonesa apo shtyrje të pajustifikuara miratimin e shtatë ligjeve të ashtëquajtura të emergjencës, nga afro 41 ligje, që duhen ndryshuar për ta bërë të zbatueshme dhe të prekshme reformën në drejtësi.

Nëse analizojmë klimën politike që pasoi 140 votat e ndryshimeve kushtetuese, ka pak gjasa që partitë ta vazhdojnë konsensusin e sforcuar të mesnatës së 21 Korrikut. Retorika me qeveri teknike dhe shqetësimet e opozitës për vjedhje votash në zgjedhet e ardhshme parlamentare janë elementë dekurajues për cilindo partner që vendos të të fusë në familjen e tij politike dhe ekonomike.

Skenari i dytë, me probabilitet më të lartë për të ndodhur është marrja e rekomandimit nga Komisioni në Tetor, nëse miratohen pa ngërce dhe artifica të shtuara shtatë ligjet e emergjencës dhe fillon ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Sigurimi i rekomandimit të Komisionit, nuk është e thënë që të jetë bindës dhe i mjaftueshëm për qeveritë e vendeve anëtare, të cilat në Dhjetor mund të përsërisin një skenar të përdorur më parë me Shqipërinë, në rastin e statusit kandidat. Këshilli i Ministrave të BE mund të vendosë të presë “frutet’ose “kokat” konkrete të reformës në drejtësi dhe të prioriteteve të tjera, duke ngarkuar Komisionin të raportojë progresin e vendit në muajt e ardhshëm.

Në këtë rast, zbatimi i reformës në drejtësi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të 2017-tës do të jenë kushtëzimi i radhës për fillimin e negociatave, që për fat të mirë ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nga pikëpamja formale ka avantazhin e kapitujve 23 dhe 24 që mbulojnë drejtësinë, të përfaruar me legjislacionin e vendeve anëtare. Nëse ndodh ky skenar negociatat mund të hapen pas zgjedhjeve dhe kur drejtësia të ketë dhënë shenjat e para të funksionimit në mënyrë të barabartë për të ndëshkueshmit dhe të pandëshkueshmit.

Skenari i tretë është dhe më fatali për Shqipërinë, por jo i pamundur. Komisioni nuk rekomandon hapjen e negociatave në Tetor, pasi klima politike në vend nuk e bind mjaftueshëm dhe shtimi i toneve agressive apo mosmiratimi i ligjeve në Shtator do të përdoret për qëllime të vogla partiake duke penalizuar interesat kombëtare të vendit. Nuk do të ishte hera e parë që partitë sakrifikojnë atdheun për axhendat e tyre. Por me siguri, do të ishte hera e fundit që shqiptarët do ta toleronin një sjellje të tillë ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë së mbetur në vagonin e fundit të trenit të integrimit.   

/Posaçërisht për Javanews

Next Post

Veliaj: Verë e gëzueshme për engjëjt tanë, pavarësisht mundësive familjare (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

Zbulohet plani i Bannon me Epstein: Do rrëzojmë Papa Françeskun! Godasim dhe Clinton e Xi

February 14, 2026
Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton

February 14, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In