Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me krerët e degëve. Report Tv mëson se takimi ka nisur në orën 18:00 dhe ka përfunduar rreth 21:00, pra një takim që ka zgjatur rreth 3 orë.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me krerët e degëve. Report Tv mëson se takimi ka nisur në orën 18:00 dhe ka përfunduar rreth 21:00, pra një takim që ka zgjatur rreth 3 orë.
Në fokus ka qenë reforma territoriale, ku Basha ka bërë me dije se do të nxjerrë në terren Gazment Barrdhi, për propozimet për reformën, e ndërsa edhe në këtë mbledhje nuk kanë munguar kundërshtitë. Ka qenë Anton Pjetërnikaj që ka thënë se partia nuk mund të vijojë kështu.
“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrordh demokracia”, mësohet të ketë thënë ai.
Kundër Bashës edhe Dashamir Aliko dhe Isuf Çelaj i Tropojës.
” Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje”.
“Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës”, kanë thënë ata.
Kurse “BalkanWeb” pohon se në mbledhjen tri-orëshe janë diskutuar dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit ka thënë se do të kandidojë për kryetar të PD dhe do të zbulojë brenda javës datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.
Siç mësohet, në lidhje me çështjen e Berishës, Basha ka thënë para krerëve të degëve se: “Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”.