• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri opozitat që nuk i bashkon dot Edi Rama

by Mero Baze
05/09/2022 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tri opozitat shqiptare po përpiqen të luftojnë njëra- tjetrën në emër të bashkimit. Sali Berisha, i cili kërkon të dominojë të tri opozitat, pasi dështoi të shkarkojë Enkelejd Alibeaj nga kreu i grupit parlamentar, po përpiqet të flasë për një opozitë që de facto është e bashkuar, por që këta që e pengojnë, d.m.th. rreth 30 deputetë, janë thjesht numra.

Duke dështuar në shkarkimin e Alibeaj, ai po përpiqet të ngrejë stekën e retorikës politike, duke folur për përmbysje të Edi Ramës, dënime të tij, deri dhe makrabitete, me qëllim që vëmendja e demokratëve të s’postohet nga ajo çfarë nuk i bëri dot Alibeajt, tek ajo që “do t’i bëjë Edi Ramës’”. Kështu mendon se ka më shumë njerëz me vete dhe nuk bie dot në sy fakti që ai nuk mund dot as Aliabej.

Ilir Meta, i dëshpëruari i dytë i madh i opozitës, me dy çështje të hapura në SPAK dhe me një dosje që pritet t’i lexohet publikisht si bashkëpunëtor Sigurimi, po ashtu ka vendosur ta gjejë shpëtimin tek Edi Rama.

Ai i është kthyer fjalorit të të fortit, duke pretenduar se “do e këpusë në mes”, “do ta palosë”, “do ta varrosë”, “do ta murrosë” etj, me qëllim që askush të mos e pyesë i shqetësuar se çdo bëhet me dosjet e tua, si hajdut dhe spiun.

Ai mendon se duke degraduar gjuhën ndaj Edi Ramës, arrin t’i fshehë problemet e veta.

Opozita e tretë, e cila ka vendosur të presë gjyqin në apel, për t’u quajtur PD apo për të bërë grupim të ri, ka vendosur t’i vërë në provë dy opozitat e tjera me nisma ligjore.

Njëra është ajo kundër bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, tjetra është përfshirja në reformën elektorale për ndarjen e re zonale të bashkive. Me nismën e parë, sipas një projektligji hartuar nga Alibeaj, është e qartë se një prej opozitave, ajo e Ilir Metës, do jetë armike e saj, kurse tjetra, ajo e Sali Berishës, do të jetë dy herë armike, pasi do t’i tregojë edhe Ilir Metës që nuk e ndërron kurrë me opozitën e Alibeajt.

Nisma tjetër, ajo për ndarjen zonale, në fakt mund të dështojë, nëse të tri opozitat kanë secila versionin e saj dhe mund të mbetet kjo që është në fuqi. Në këtë pikë, përpjekja e disa deputetëve që flasin për kandidatë të përbashkët opozitarë, vlen si provokim për të vënë në rresht Berishën e Metën pas Alibeaj, por nuk realizohet dot praktikisht.

Nëse PD ligjërisht i mbetet grupit Alibeaj, në Shqipëri do përsëritet skema e 6 marsit. Në të kundërt, do të kemi një parti të re opozitare, e cila për t’u provuar sa fuqi ka, duhet të konkurrojë.

Pra në të gjitha variantet, tri opozitat shqiptare nuk i bashkon dot Edi Rama, apo inati me të. Sado i egër të jetë fjalori i Sali Berishës ndaj Ramës, sado vulgar të jenë të sharat prej të çmenduri të Ilir Metës, apo kundërshtitë ligjore të Alibeaj, Edi Rama është i pafuqishëm për t’i bashkuar të tri bashkë kundër vetes.

Madje dhe gjuha e egër kundër tij, nuk vjen nga ndonjë aksion konkret kundër tij, por nga nevoja e Berishës dhe Metës të mbulojnë dështimet e tyre.

Meqë njëri nuk mund dot Alibeaj si kryetar grupi e tjetri tërbohet pse Alibeaj paraqet ligj kundër spiunëve, bëjnë sikur do vrasin Edi Ramën, që të kënaqin fantazinë e mbështetësve të tyre dhe të mos kuptohet që nuk mundin dot Alibeajn.

Në fakt, thjesht janë duke vrarë njëri- tjetrin në opozitë, me emrin e Edi Ramës në gojë, si heronjtë e heshtur të tij.

Next Post
Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin në sheshin ‘Skënderbej’: Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë!

Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin në sheshin 'Skënderbej': Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In