• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri izolimet e mëdha të Rusisë!

by Mero Baze
01/03/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rusia po izolohet politikisht, ekonomikisht dhe në propagandën e saj. Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Europës, propozimi amerikan për përjashtimin e saj nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, dhe propozimet më të ashpra të Boris Johnson për ta përjashtuar nga OKB, po krijojnë një botë të re, në të cilën Rusia po izolohet.

Aktualisht ajo ka mbetur e vetme në kontinentin europian, me Serbinë dhe Bjellorusinë, ndërsa pjesa tjetër e botës nuk i ka dhënë mbështetje, por ka ruajtur neutralitet ndaj kësaj situate. SHBA dhe Kanada ndërkohë llogariten si bota perëndimore.

Ky është izolimi më i pashembullt i një vendi në historinë e botës, pasi dhe në Luftën e Dytë Botërore, bota ishte e ndarë në dy kampe dhe fashizmi nuk ishte kaq i izoluar. Sot Rusia e Vladimir Putinit, është thuajse e vetme dhe pa asnjë aleat të shpallur pro saj në këtë konflikt.

Të njëjtin fat po pëson dhe propaganda e saj. Bashkimi Europian ka urdhëruar censurimin e sinjalit të televizoneve ruse të lidhura me pushtetin e Putinit në Europë, në krye të të cilëve qëndron Sputnik.

Për të kuptuar se çfarë niveli është propaganda e tyre, dy ditë më parë në faqen zyrtare të kësaj medie u postua një lajm që u fshi pak më vonë, i cili fliste për pushtimin e Kievit, dorëzimin e qeverisë dhe shpalljen e një qeverie të re pro ruse në Kiev.

Sipas ekspertëve të medias perëndimore, që njohin teknologjinë e propagandës ruse, ky ishte një nga ato fakte që zbulonte se media shtetërore e Putinit ka bërë gati shkrimet, editorialet dhe raporte fiktive televizive për propagandë, para se të ndodhin, sipas një skenari që ka pasur ushtria për marrjen e Kievit dhe rrëzimin e qeverisë. Thjesht e ka postuar gabimisht në orën kur e ka pas planifikuar, sipas axhendës së sulmit. Më pas shkrimi u hoq, por ai la gjurmët e strategjisë së propagandës së medias së Putinit në këtë masakër në Ukrainë.

Edhe Shqipëria duhet t’i bashkohet qëndrimit të Bashkimit Europian në këtë pikë, duke i censuruar përmes AKEP dhe AMA këto kanale. Nga ana tjetër, këtu palën ruse në ekrane, e kanë zëvendësuar ose psikopatë që deri dje flisnin kundër vaksinave, ose njerëz me devijime mendore që janë vetëshpallur si mbartës të akuzave anti-amerikane, pro myslymane apo pro ruse, të cilët në shtëpi të tyre i kanë hall, ndërsa ekranet tona i kanë “mall”.

Kriteri nëse një TV në Shqipëri është apo jo serioz, së pari duhet ndarë nga këta të ftuar. Por mjerisht këtu ekranet janë në garë kush t’i ftojë më shumë. Së fundmi, duhet të mbyllet dhe tregu rus në rajon dhe Shqipëri, edhe pse nuk është shumë i konsiderueshëm. Por duhet mbyllur qoftë dhe simbolikisht.

Kjo krizë provoi se të gjitha rekomandimet kundër investimeve ruse në Shqipëri dhe nga ana tjetër gjithë orientimi i investimeve strategjike tek vendet perëndimore, është aspekt i sigurisë kombëtare. Jo vetëm për ne, por dhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Përfytyroni Greqinë, sikur të merrte mendjen e Varufakis dhe iluzionet e Cipras dhe të zgjidhte krizën greke të vitit 2012, duke marrë borxh tek Rusia, ku shkoi. Mendoni çdo ta kishte gjetur Greqinë tani, kur rubla po bie me shpejtësinë me të cilën t’i ecën për të blerë domate në treg.

Nga ana tjetër, tani kuptohet qartë se populistë si Albin Kurti mund të të hedhin në erë sigurinë kombëtare në emër të “sovranitetit”. Ai refuzoi projektin amerikan që të marrë gazin e lëngët amerikan, edhe pse qeveria e mëparshme kishte rënë dakord, pasi sipas tij, “është i shtrenjtë” kundrejt gazit rus.
Ai po ashtu akuzoi Hashim Thaçin se ka bërë marrëveshje të fshehta me NATO-n, ndërsa sot me të drejtë kërkon që Kosova të bëhet anëtare e NATO.

Populizmi vlen për fushata elektorale, por për të mbijetuar në familjen perëndimore vlen mbështetja tek Perëndimi, tek tregu i tij, tek vlerat demokratike të tij dhe standartet e ekonomisë së tregut të tij.

Sikur tani të ishim në dorë të Rusisë, do dëgjonim dhe këta “gjeopolitikanët” tanë të na rekomandonin “as me Lindjen, as me Perëndimin”.

Next Post
FOTO/ Fëmijët i la tek gjyshja, deputetja ukrainase kthehet për të mbrojtur vendin: Po qaj në këtë perëndim dielli

FOTO/ Fëmijët i la tek gjyshja, deputetja ukrainase kthehet për të mbrojtur vendin: Po qaj në këtë perëndim dielli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In