• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri dorëheqjet e Ramush Haradinajt

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramush Haradinaj është larguar nga dy mandate deputeti dhe nga pozita e kryeministrit. Dy dorëheqje i ka ofruar për shkak të akuzave për krime lufte. Të tretën për “gjendjen e krijuar në Kosovë”. Për pesëmbëdhjetë vjet karrierë politike, Ramush Haradinaj ka dhënë tri herë dorëheqje. Herën e parë nga pozita e kryeministrit. Të dytën dhe të tretën nga pozita e deputetit. Ai mund të cilësohet si lideri më fatkeq sa i përket posteve politike.

Seanca e fundit e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si deputet, është ajo e së premtes. Gjatë kësaj seance përjetoi tërheqjen zvarrë të kolegëve të tij opozitar nga Policia e Kosovës për shkak të hedhjes së mjeteve të klasifikuara si armë – gazit lotsjellës në Kuvend. “Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit”, ka thënë Haradinaj në arsyetimin e dorëheqjes.

“Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz”. Ai i liroi vendin Ali Berishës në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj ka dhënë dorëheqje edhe në vitin fillim të vitit 2008 nga pozita e deputetit. Asokohe ndodhej në Gjykatën e Hagës në rigjykim për krime lufte që supozohej se kishte kryer në rajonin e Dukagjinit ku kishte komanduar gjatë viteve 1998-1999. “Nuk mund të lejoj që në burg të mbahet një deputet”, ishte arsyetuar ai kur kishte dhënë dorëheqje pas certifikimit të zgjedhjeve. Paraburgosja në Hagë nuk e kishte penguar Haradinajn që në ato zgjedhje të ishte prijës i listës për deputet dhe kandidat për kryeministër, pozitë kjo e lakmueshme prej tij. Dy vjet e gjysmë më herët, Haradinaj kishte mbajtur pozitën e kryeministrit për 100 ditë falë zemërgjerësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj të ndjerë, Ibrahim Rugova. Me tetë për qind të votave, ai kishte fituar pozitën e kryeministrit.

Haradinaj u zgjodh në këtë pozitë më 3 dhjetor 2004.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij. “Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës”, kishte thënë ai në një konferencë për media. Prapa tij qëndronte i terë kabineti qeveritar. Astrit Haraqija, ministër i Kulturës kishte derdhur lot për të.

Të nesërmen shkoi vullnetarisht në Tribunalin e Hagës. Me të mbërritur atje, u burgos. U gjykua për krime të rënda. Por u shfajësua prej të gjitha akuzave. Në Hagë u thirr për rigjykim dhe sërish u shpall i pafajshëm. Nga Haga u detyruar ta lirojë pozitën e deputetit.

E, Kur u kthye në Kosovë, u prit si hero lufte. Hashim Thaçi ia shtroi edhe tepihun e kuq në Aeroport. Ai tepih është vlerësuar si djegia më e madhe politike që ka përjetuar Haradinaj. Donte që Thaçi t’ia lëshonte postin e kryeministrit. “Nuk kemi kohë, duhet me punu”, kishte thënë ai. Këtë dëshirë e ushqeu disa muaj, derisa Thaçi ia bëri me dije se nuk ia lëshon postin e kryeministrit. Në zgjedhjet e fundit, u zgjodh deputet ku qëndroi deri të premten. Ai është vetëm kryetar partie, mirëpo i gatshëm për të punuar për Kosovën nga pozita e kryeministrit.

Next Post

Shokon Genc Salihu, publikon foto nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In