• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri arsyet pse Rama duhet ti shkruajë çdo ditë nga një letër Bashës!

by Alfred Peza
23/05/2019 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Prej dy ditësh me radhë, Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qasje në komunikimin publik, me Kreun e opozitës, Lulzim Basha. Lideri socialist ka preferuar si një mënyrë të re, një nga metodat më të vjetra, të njohura nga historia e shoqërisë njerëzore. Komunikimi nëpërmjet letrave, si një formë sa klasike aq edhe serioze mes liderësh politikë, ka zëvendësuar postimet e deridjeshme në facebook, instagram apo twitter. Pavarësisht se edhe letrat e ditëve të fundit mund të jenë përcjellë përmes rrjeteve sociale, ka patur një ndryshim thelbësor, në përmbajtjen e tyre.

Ky ndryshim, qëndron në faktin se tekstet që Edi Rama ka radhitur, e tejkalojnë dukshëm jo vetëm në formë, por mbi të gjitha në përmbajtje, thelbin e komunikimit të derisotëm mes tyre. Edi Rama ndihet jo vetëm më familjar me këtë formë komunikimi, edhe për shkak të profilit dhe dimensionit të tij si publicist. Por ai ndihet me sa duket, edhe më komod, për shkak se e drejta morale dhe legjitimiteti politik këtë radhë, është tërësisht në favorin e tij.

Këtë gjë e dëshmojnë jo thjeshtë dhe vetëm dëshirat e socialistëve, militantëve apo e atyre që janë pro mazhorancës, por edhe arbitri i gjithpranuar ndërkombëtar. Zyrtarët më të lartë të SHBA dhe BE, janë shprehur se zgjedhjet e 2017 kanë qenë të rregullta dhe parlamenti e qeveria e dalë prej saj, legjitime. Për ta janë të pakonceptueshme aktet politike “in extremis” të opozitës, si djegia e mandateve parlamentare, dalja nga sistemi politik i vendit dhe firmosja marrëveshjes për të mos hyrë në një proces të rregullt elektoral, si ai i zgjedhjeve të 30 qershorit. Në këto kushte, “gjetja” e Ramës për tiu drejtuar kryetarit të opozitës me anë të letrave, fiton edhe dimensione të tjera.

E para, ato janë dëshmi të qarta, konkrete dhe publike e vullnetit të tij politik, për ti ofruar lidershipit të opozitës sonë jashtparlamentare, dialog pa kushte. Dora e shtrirë e Kryeministrit të Republikës, në drejtim të sfidantëve të tij në luftën për pushtet, e ripozicionoi atë edhe një shkallë më lart si në sytë e shqiptarëve, ashtu edhe në atë të ndërkombëtarëve. Ata shohin tani tek Edi Rama një njeri që jo vetëm nuk i ikën komunikimit direkt me kundërshtarët, por ai vihet në pozicionin e atij që bën apel për nevojën e dialogut politik pa kushte. Duke e vendosur kështu figurën e tij, në lartësinë e një njeriu, që i lutet dhe lutet çdo ditë për opozitën, në mënyrë që ajo të rikthehet në “rrugën e Zotit”.

E dyta, kjo formë e komunikimit publik, nuk është thjeshtë dhe vetëm për sot. Letrat e një kryeministri, dërguar publikisht shefit të opozitës së vendit, jo vetëm që nuk mund të shtrembërojnë sot ato që shkruhen aty “e zeza mbi të bardhë”, por ato ruhen përgjithmonë në memorien e historisë politike të vendit. Ato do të jenë një dëshmi gjithnjë e më me vlerë, në të ardhmen. Jo vetëm gazetarët e analistët, por edhe politologët, studiuesit e shkencave të komunikimit dhe historianët, kanë një lëndë të re për veprat e tyre në të ardhmen.

E treta, duke mos e kapur që në fillim, sensin e letrës së parë publike të Edi Ramës, Lulzim Basha e kuptoi të nesërmen që gaboi duke iu përgjigjur atij, jo me të njëjtën mënyrë. Kryetari i PD shfrytëzoi një miting me mbështetës e përkrahës të vet në Durrës, për të refuzuar ofertën e Kryetarit të PS. Duke patur “këshilltarë mizerabël”, ose duke mos u këshilluar fare, Basha ktheu një përgjigje emotive nën efektet e emocionit të momentit. Duke dalë i humbur, siç duket, me rezultatin e mesazhit politik që përcolli në publik. Kjo e ka ndihmuar gjithësesi, që të reflektojë shpejt. Ndaj pas letrës së dytë, Lulzim Basha u ul e shkruajti një letër akoma edhe më të gjatë se ajo e Edi Ramës. Duke dhënë si të thuash, një përgjigje, sa për të dyja letrat e para sëbashku.

Si Edi Rama, ashtu edhe Lulzim Basha në fund të fundit, në këtë kominikim me letra, nuk kanë dalë nga kornizat e pozicioneve të derisotme politike. Duke mos sjellë në pamje të parë, asgjë të re në aspektin e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, i cili mbetet ende i ngrirë. Ashtu siç unë besoj se do të qëndojë deri më 30 Qershor, për shkak se Sali Berisha ia ka caktuar me kohë vijën e kuqe Lulzim Bashës, kur ka thënë: Ose Edi Rama do të iki nga qeveria, ose opozita do të shkrihet! E reja e kësaj qajse, është fakti se shqiptarët dhe ndërkombëtarët e dijnë tashmë se kush është duke kërkuar që të ofrojë zgjidhje në rrugë legjitime dhe kush po e thellon akoma edhe më shumë, zhytjen në humnerën e qëndrimeve antisistem.

Qoftë edhe për kaq, ky letërkëmbim ia vlen të vijojë. Mundësisht çdo ditë. Pse jo deri më 30 Qershor. Sepse në 1 korrik, të gjithë duhet ta kenë të qartë që sot, se nis jo vetëm një ditë e re. Një muaj i ri. Një 6 mujor i dytë për vitin kalendarik 2019. Por, bashkë me përfundimin me sukses të procesit zgjedhor të 30 Qershorit, nis edhe një epokë e re. Një faqe e re për historinë e demokracisë sonë. E cila do të lë pas qoftë edhe me dhimbje, 30 vitet e një epoke politike që e ka mbajtur peng në mënyrë ciklike, jetën e shqiptarëve dhe rrugën e zhvillimit normal të Shqipërisë.

Next Post
FOTO/ Zbulohet projekti 80 milionë $ për gjelbërimin e Kullës Eiffel

FOTO/ Zbulohet projekti 80 milionë $ për gjelbërimin e Kullës Eiffel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In