• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tri anët qesharake të protestës

by Ilir Yzeiri
17/03/2019 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ka një postulat të njohur që karakterizon epokat e mëdha dhe perandoritë, gjithashtu. Nga pikëpamja e tonit, rrëfimi për to nis me tragjedinë, vijon me dramën dhe përfundon me komedinë.

Shkencëtarët thonë se edhe jeta e njeriut, nëse do të vështrohet si një ngjarje e mbyllur, si një epope, ka elementet tragjike, dramatikë dhe ata komikë, por në një sens të kundërt. Kirkegaard, filozofi i madh danez thoshte se fazat e jetës së njeriut janë stadi estetik, stadi etik dhe stadi religjioz.

Pra, thënë më troç, shkujdesja dhe dëshira e fëmijërisë dhe rinisë, pastaj dorëzimi te burgu i jetës së ndërtuar me ligjet penale e sociale dhe në fund dorëzimi në jetën refleksive dhe përjetimi i vdekjes. Të gjitha këto m’u kujtuan ditën e shtunë kur ndoqa protestën e opozitës, sepse mesa duket lufta e opozitës ka kaluar në fazën komike.

Ata që kishin menduar organizimin e saj, nuk kishin mundësi ta kuptonin se gjithë ai patetizëm do të prodhinte vetëm humor dhe do ta shndërronte atë manifestim në një shfaqje komedie. T’i marrim sendet me radhë.

Muzika e filmit të Skënderbeut.

Më duhet të them që në fillim se ata që kishin menduar ta vendosnin në sfond të marshimit të opozitës muzikën e filmit « Skënderbeu », janë treguar mjeshtra të vërtetë për ta transferuar gjithë zemërimin e opozitës nga një gjendje serioze në një karikaturë që të bën të mbash brinjët me dorë. Po pse ? Nga buron ky efekt ? Të transferosh muzikën triumfaliste të filmit që të duket sikur është ndërtuar me ritmin e shpejtë të trokut të kalit apo të kuajve që ecin me shpejtësi, për të gjithë ne që e kemi parë atë film, menjëherë në vjen ndërmend imazhi i Skënderbeut në kalë dhe me shpatën ngritur. Përqasja e këtyre dy imazheve, pra e Skënderbeut me shpatën ngritur dhe marshimi i protesteuseve rrotull Kryeministrisë ishte gjëja më e bukur që të bënte të shkriheshe gazit.

Fjalimi i Flamur Nokës

Ende pa u shuar efekti i kësaj skene që do ta kishte zili edhe një regjisor i Hollivudit, publikut iu dha një tjetër skenë dhe këtë radhë nga plani i madh i ushtrisë që po rrethonte Kryeministrinë, kamera u afrua dhe me një plan portret dhe bust na dha fjalimin e Flamur Nokës. Përmbajtja e atij fjalimi ishte brilante sepse ishte huazuar nga retorika e Padishahut turk që po rrethonte Krujën. Je i rrethuar ! Dil që aty ! E plot të tjera thirrje so këto e shndërruan protestën nga një zemërim qytetar në një lojë fëmijësh dhe i dhanë pamjen e një komedie që të bënte të shkuleshe gazit. Vetëm se në gjithë këtë mizanskenë imazhet përzjeheshin në mënyrën më të shkëlqyer. Papritmas, Edi Rama që duhet të ishte pushtuesi otoman, transferohej në një regjistër tjetër dhe dukej sikur Kryemninistria ishte Kruja e rrethuar dhe Flamur Noka nga Skënderbe bëhej Padishah turk. Gjithë kjo mizanskenë e mrekullueshme e bëntë protestën një shfaqje komike dhe ata që e kishin ideuar atë i bënte mjeshtra të efekteve të paparashikuara. Pra, si ata që nisen të vënë sytë dhe nxjerrin vetullat.

Mjeshtri i arteve marciale

Si për ta përmbyllur këtë mizanskenë brilante, në fund një protestues shfytëzoi rrugën në krah të Parlamentit dhe i zhveshur në brez e lartë dha një shfaqje të mrekullueshme të aftësive të tij si luftëtar i arteve marciale. Shfaqja e tij, ashtu si muzika e filmit « Skënderbeu » ishte një gjetje e mrekullueshme për ta përmbyllur me humor protestën e opozitës. Për të qeshur më shumë nuk ishte nevoja të dëgjoje prononcimet e drejtuesve të opozitës.

Next Post
“Mbappe po mendon të luajë në Madrid”

“Mbappe po mendon të luajë në Madrid”

Comments 1

  1. meti says:
    7 years ago

    Tre “elemente te protestes” qe pershkruan Ilir Yzeri, kane te bejne me skizofrenine e tije perj servili pushtetesh, dhe ushtatre eksterimist i komunuzmit, “jo gazetare”, sepse aty kishte me mijra vajza djem, burra, gra te rinje e te reja, te ardhur nga gjithe shqiperia dhe emgrant nga vendet e BE, te cilet kerkonin te drejtat e tyre, largimin e krimit dhe korrusionit, heqjen e shqiperise nga harta e zeze e droges, dhe zgjedhjet e parkohshme, pa kete kryeminster.Ky eshte objektivi i protesetes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In