• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Trepça buzë falimentimit

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur punësonte gati gjysmën e Kosovës, ndërsa tani rrezikon të mbetet edhe pa ata pak punëtorë që ka. Gjiganti Metalurgjik, “Trepça”, është buzë falimentimit.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila administron këtë ndërmarrje thonë se pa investime të reja vështirë të funksionojë ajo. Ndërsa Qeveria e Kosovës, deri në fund të vitit duhet të marr masa për ta shpëtuar “Trepçën” nga falimentimi bashkë me kuvendin e AKP-në.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet  Tmava, thotë për Gazetën Fjala se miratimi i ligjit për Trepçën është zgjidhja e çdo lëvizje pozitive për të.

“Ligji është më rëndesi sepse statusi nuk është zhvillimor, nëse nuk bëhet statusi zhvillimor unë mendoj se është një mbijetesë shumë e egër”, ka thënë ai.

Ai është optimist se ky gjigant do ti mbijetoj edhe kësaj kohe, pasi sipas Tmavës kanë mbijetuar 16 vite pas luftës në këtë mënyrë, edhe pse kjo mbiejtesë i ka rraskapitur.

Tmava thotë se gjendja e  tanishme  e Trpeçës do të përmirësohet  duke e rritur prodhimin dhe të ardhurat me miratimin  e ligjit në nëntor, kur edhe është afati i fundit për këtë ligj.

Gjiganti pa punëtorë

Njëri ndër problemet që e mban peng statusi i tanishëm për Trepçën janë edhe puëntorët e saj, afër 300 nga ta janë në moshën 65 vjeçare.

Drejtori i saj thotë se ka ardhur momenti i përgatitjes së punëtoreve të rinj, përgatitja e të cilëve do të zgjas 3 deri në 4 muaj deri sa të definohet statusi.

“Ne veç po presim sinjalet  e para të ligjit dhe ne do të fillojmë  me pergatitjen e punëtorëve të rinj”, është shprehur ai.

Ndërkaq zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, thotë se për puëntorët 65 vjeçarë Trepça i ka dy zgjidhje: ti mbajë në punë, ose të kontribuojë në paga të pensioneve të parakohshme dhe në rastet tjera të kontribuojë në stipendicione.

“Përveҫ kujdesit ndaj ish-punëtorëve, Trepҫa si ndërmarrje duhet të jetë rentabile për të siguruar paga të rregullta për 2,600 punëtorë aktiv (1,550 të drejtuar nga Menaxhmenti Mitrovicë dhe 1050 nga Menaxhmenti Zveqan)” thotë ai.

Kaloshi, thotë se Agjencia është në proces të angazhimit të shërbimeve profesionale për të kryer studimin e fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillim të Trepҫës.

Ndërkaq, këshilltari Politik për Ekonomi në Zyrën e Kryeministrit, Sokol Havolli thotë se këtë ndërmarrje nuk do ta përcjellë fati i Brezovicës.

Sipas tij, janë procese të ndryshme dhe Qeveria e Kosovës është duke u marrë bashkë me institucionet tjera për të gjetë një zgjidhje. (b.an)

Next Post

Reforma në Drejtësi, Peleshi: Afati i fundit 21 Korriku, në të kundërt referendum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

February 20, 2026
Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In