• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Treni “Rama” dhe karroca “Berisha”

by Artur Ajazi
28/05/2025 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 të gjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dhe paralajmerimet e Berishës, besoj se do të ishim akoma 12 vjet mbrapa në kohë reale. Sikur Edi Rama, ti kishte besuar dhe sikur ti kishte kthyer “xhavap” çdo absurditeti të ardhur nga selia blu dhe kreu i saj prej 2013, besoj se sot nuk do të kishim bërë as 2 hapa drejt zhvillimit, integrimit, dhe hapjes së vendit drejt BE. Ja pra që treni “Rama”, e nisi rrugëtimin dhe nuk ka shanse të ndalet deri në oborrin e BE në Bruksel në 2030.

E ç’tha Rama, dhe nuk e bëri ? Kjo natyrisht lidhet, qysh me qenien e tij kryetar bashkie në 3 mandate në Tiranë. Askush dhe asgjë nuk e ndalte projektin e tij për pastrimin e Lanës, pastrimin e Tiranës nga bixhdilet, pislliqet, dhe qindra e mijëra kioska pocaqi. Por fati e deshi që ai, të vijë si kryeminister i vendit, që shqiptarët të shihnin dhe provonin këmbënguljen dhe vizionin e tij kësaj here, për Shqipërinë Europiane.

E nisi duke rrafshuar pallate dhe objekte pa leje, qysh ditët e para të tij si kryeminister në 2013. U duartrokit. Mori urime dhe mbështetje nga shqiptarët. Në krahun tjetër, nisën  mallkimet, urrejtja, akuzat, sharjet, fyerjet, nxitja e veprimeve antiligjore, por më kot. Treni “Rama” nuk ndalej. Nisi zbatimi i projekteve të mirëmenduara qysh para 2013 për qytetet dhe fshatrat, se ç’do të bëhej me fatet e këtij vendi kur Saliu të kishte ikur nga pushteti. Nuk mund të punohej dhe vazhdohej me mendësi të viteve’90. Ishim në batak, ishim në errësirë, me borxhe deri në grykë si shtet, dhe shqiptarët strapacoheshin për një çertifikatë.

Vendi nisi të ecte me ritme elefanti. Por edhe nga ana tjetër e politikës, nga errësira e saj, nuk pushonte megafoni dhe “karroca” e Berishës. Duke u marrë me trenin expres “Rama”, kreu i PD-së, harroi se ishte në pikën e hallit, ai dhe partia e tij. E kishte harruar se, të drejtoje një parti në opozitë, nuk duhej të merreshe me poturet e kryeministrit por me punën e tij.

E kishte harruar se, të drejtoje partinë në opozitë, përballë 2 metroshit që vetëm punonte dhe u rrinte projekteve mbi kokë, duheshin ditë dhe netë të gjata pa gjumë, dhe vetëm punë. Por Berisha e mori lehtë, ashtu si gjithmonë. Vetëm 6 muaj nga ikja nga pushteti në 2013, i mbushte me rrena të vetët se “ky nuk e mbush vitin, do ta rrëzojmë, ne do të rikthehemi shumë shpejt në pushtet”. Dhe ata të shkretë e besonin. Ashtu siç e besuan, edhe para dhe pas 11 Majit 2025, kur PD humbi thellë, zgjedhjet e vetme nga mund të shpresonte Berisha se do të rikthehej në pushtet. Por si mund të vish në pushtet, hipur mbi “karrocë”, kur ke trenin expres  në krahun tjetër ? Absurdi  nuk ndalej, absurdi thellohej, aq sa u bë skenar i besueshëm.

“Na vodhën, na i bleu, na i mori votat me banda”. Këto ishin dhe mbeten sërish sipas tij, “argumentet  justifikuese për humbjen”. Edhe pse i premtoi demokratëve se “do ta mbrojmë votën tuaj”, sërish nuk po u jep atyre shpjegime se “përse nuk e bëri mbrojtjen e votës”. Banda, banditë, narkoshtet…..ky ishte  dhe mbetet fjalori i Berishës. Ky mbetet edhe sot justifikimi për humbjen, e parë e gjitha kjo, nga maja e  “karrocës” e cila  ka ngecur në baltën e madhe të rrenave dhe mashtrimeve, të cilat po u serviren demokratëve të tulatur, si argumente “bindëse” për vazhdimësinë e qëndrimit të Berishës si kryetar PD-je.

Next Post
Shiste kokainë e kanabis të ndarë në doza, arrestohet 39-vjeçari në Maliq

Shiste kokainë e kanabis të ndarë në doza, arrestohet 39-vjeçari në Maliq

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Treni i rames me kastraveca,te pa bere prove,te pa pjekur,karroca e berishes,ka ngelur ne vend,ashtu sic ishte para 12 vitesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In