• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Trendafilova u mbrojt sikur të ishte presidente”, PSD: E turpshme që PDK nuk protestoi!

by A R
29/11/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e kryesisë së PSD-së në Kosovës Donjeta Demolli e ka cilësuar të turpshme dhe të papranueshme mos pjesëmarrjen e opozitës dhe PDK-së në protestën e sotme kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Në një lidhje me studion e Ditarit në A2 CNN ajo e akuzoi opozitës se ka braktisur kauzat dhe krerët e UÇK-së.

“Është krejt e pakuptueshme sesi janë lënë vetëm, janë braktisur kauza dhe krerët e UÇK-së nga partia që kanë themeluar. Është e pakuptueshme sesi kryeministri dhe pushteti sot kanë deklaruar se nuk do t’i dorëzojnë të akuzuarit në Hagë, deklarata e djeshme ishte që; nuk kemi ç’të bejmë. Kjo po ndodh sepse se dy partive që e kanë lidhur veten me UÇK-në po u leverdis vetëm pushteti mbajtja e pushtetit dhe nuk kanë interes të ndjekin kauzat e drejta si mbrojtja  e lirisë dhe luftës së UÇK-së. Është e papranueshme sesi kanë hegjemoni mbi diskursin e sotëm”.

Sipas saj opozita në Kosovë ka rënë në kurthin e kryeministrit Kurti dhe është pasive për kauzat e vendit.

“Lufta për të mbrojtur vlerat e idealet e UÇK-së është një nga kauzat më të denja dhe më të drejta që mund të bëhen sot. Qytetarët e Kosovës janë me ne. Ne kemi mbështetjen e plotë por nuk kemi mbështetjen e partive të tjera opozitare të cilat e kanë infrastrukturën e strukturën për një protestë më të madhe, por kanë rënë në gjumin i cili po sigurohet nga hegjemonia e Kurtit dhe kanë rënë në kurthin e kësaj hegjemonie dhe janë pasiv si në parlament e jashtë tij dhe po i mundësojnë realizmin e të gjitha projekteve të Kurtit dhe sidomos në këtë situatë të brishtë për asociacionin. Krerët e UÇK-së do të ishin kundërshtarë të këtij asociacioni. Të gjithëve u konvenon që po formon Zajednicën”.

Ajo akuzoi kryeministrin Kurti se “është i interesuar që të manipulojë me diskursin dhe ai është një prej faktorëve kryesorë për situatën sot dhe mbrojtjen e pakët të atyre në Hagë”.

Sipas Demollit Trendafilovas ju mundësua siguri e lartë gjatë vizitës në Kosovë, ndërkohë që thekson, se ajo nuk është e mirëpritur, pasi drejton një gjykatë që përndjek krerët e UÇK-së.

“Trendafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë. Ajo drejton një gjykatë që gjykon luftën e drejtë të UÇK-së. Atje janë të gjithë krerët e UÇK, të cilët aktualisht po mbahen të izoluar dhe një varg shkeljesh të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe ne nuk mund ta lejojmë kryetaren e kësaj gjykate që të vijë në Kosovë e të bëjë propagandë me këtë gjykatë ku 75 % e dëshmive në këtë gjykatë janë të mbyllura për publikun. Kjo gjykatë ka harxhuar deri tani 350 mijë euro dhe pritet të arrijë në 1 mln euro për pagat e gjykatësve e prokurorëve që nuk po sjellin drejtësi. Trëndafilosvës i është mundësuar mekanizmi mbrojtës sikur të ishte presidente e një prej vendeve më të rëndësishme të botës ka pasur siguri të lartë. Është pritur nga pushteti me të gjitha të mirat e mundshme, jo si një kryetare n je gjykate të padrejtë që përndjek krerët e UÇK-së”.

Gjatë protestës së sotme kundër vizitës së Trendafilovas u arrestuan 6 persona përfshirë edhe kryetarin e PSD-së Dritan Molliqi, ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar përfshirë edhe operatori i A2 CNN Burim Mjeku.

“Janë 6 të arrestuar përfshirë kryetarin Dardan Molliqi. Ata  janë në mbajtje 48 orë. Kemi aktivistë të tjerë të lënduar nga gazi lotsjellës nga dhuna e policisë, e cila është totalisht e papranueshme ndaj një aksioni simbolik ndaj një gjykate të padrejtë së cilës i ka humbur legjitimiteti nga veprimet e saj. Kemi aktivistë protestues e gazetarë të lënduar”.

/a.r

Next Post
Interi në sulm për një tjetër shqiptar, kë po monitorojnë?

Interi në sulm për një tjetër shqiptar, kë po monitorojnë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In