• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trekëndori i Bermudës së Lulzim Bashës

by Java News
23/04/2017 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Myslim Pasha/ 

U fillua me monotoni, monofigurë, monokomedi, të tria ngjanin  tipike për çadrën.

Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt !

Mirpo, Lulzim Basha me gjithë këtë drobitje dhe kompozim parak nga një fillim përsëritjeje vrastare , përditë  po shfaqte tiparet e një personazhi  që kërkonte rritjen dhe dukjen e tij politike në krye të PD. Skenari u duk si rutinë, por zbulesat e mëvonshme nuk ishin dhe aq të mangëta. Trungu vizatimor i Agorasë  me një gjetje të pështjelluar  e kërkonte një kauzë dhe ai e  gjeti : Trekëndorin  e Bermudës Shqiptare.

a) Drogëzimi i Shqipërisë, krijues i së cilës ka qënë edhe Basha vet, një realitet aq i njohur prej tij si Ministër I Brendshëm.

b) Këndi i dytë ishte Dekrimi i Parlamentit që e kishte buronjën  sëpari tek  vetvetja e tij,   si një ndërpolitikanët me akuza aq të të rënda ( Shitja e Detit, korrupsioni i Rrugës së Kombit, Vrasjet e 21 Janarit kur ai ishte Ministër i Brendshëm )

c) Vota e lirë, është këndi universal demokratik, të cilin , sërish ai e njeh mirë nga përvojat e zgjedhjeve në Shqipëri.

Pasioni shpërthyes i Bashës nuk ka qënë  edhe kaq i njohur, por ai i gjallëroi tiparet e Personazhit politik  duke vënë  përpara  logjikën ekstreme të qëndresës, pa përfilluar as rregulla, standarte ndërkombëtare, e as kushtetutë.

Dhe kjo është një zgjedhje djallëzore.  Ai hyri në fillim në çadër si në një dhomë të errët, në dritëhije muzgjesh Berishiane, por pakngapak shikimi i tij u mpreh drejt objektivit skajor… me një mohim të vendosur lakoi “ BOJKOTIN” nga errësira e thellë e së keqes, duke  shënjestruar  pjesëmarrjen  në zgjedhje…Pas tij  Ciklopi-Berishë  filloi të  mbyllë derën e shpellës shqiptare me shkëmbinjtë e murrmë.

Kjo ngulkëmbje është një strategji, që ndonëse ekstreme, ndihmon  taktikën në  luftë në artin e marrëzisë politike, që po e çon  atë, lart me një gur të madh e të rëndë në krahë,  çka është edhe fati i tij politik, me idenë që të mos kthehet mbrapshtë si Sizifi.

Ja, kjo është principata imagjinare e Bashës dhe deri tani ai ia ka dalë.

Kundër të gjithëve, me një qendresë për t’i përballur, shpërfillur, stigmatizuar, tallur, akuzuar, siç nuk ka ndodhur askurrë me politikanët e tjerë shqiptarë, ai kundër DASH deri BE.

Në shkrimet e mija  kundër çadrës unë e kam nënvizuar atë gropën e madhe që ka bërë Berisha me PD,  si gropën e fundosjes së Shqipërisë. Edhe njeriu i gjatë që tani bën “batuta” ka ngelur brenda kësaj grope  siç nuk ia priste mendja.  A do të dalë, vallë, nga kjo gropë Edi Rama ?

Përditë drejt kufirit të fundëm të mundësive të Bashës, pështjellimi pasionant politik po e çon atë në krim, megjithatë ai,  arrin fitoren e dytë të madhe, Krizën Politike Shumëpërmasore.

E ndërkombëtarizon atë.

Të gjitha përvijimet e errta janë bërë të qëllimshme. Çadra vijon të jetë si fytyra e një të vdekuri, që Basha çdo ditë i përcjell psalme dhe himn për ta mbajtur gjallë atë, e për ta bërë Simbol të Republikës së Re.

Dhe kjo është një utopi foshnjore !

Në  ekstremizimin skajor, Lulzim Basha përshkallëzon fushatën e tij luftarake … nesër me pushtimin e lëvizjes në komunikimin rrugor përqark rrethrrotullimeve mbarëvendore, duke ua kërkuar shqipatëve të mendojnë për votën lirë dhe duke iua cenuar lirinë e tyre…

Krimi shumëfishohet.

Trekëndori i Bermudës është supozuar të jetë trekëndori  i rrezikshmërisë. Metafora që përcjellim është, se Lulzim Basha e ka këtë figurë  të kauzave të tij, të gënjeshtërta, sepse ai përditë me një sofizëm që ta shpif, manipulon në kurriz të fateve të këtij populli.

Brenda tre brinjëve dhe këndeve të kësaj figure që kërcënon rrugën për në BE, shfaqet në vorbull Reforma e Drejtësisë( Vetingu) e cila nuk është mister, por një e vërtetë e madhe, që Lulzim Basha  kërkon ta mbysë. Kjo është pika qendrore rreth se cilës vërtitet Trekëndori i Gënjeshtërt

Mirpo e drejta zhytet por nuk mbytet.

* Koloneli i Detit dhe  Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës

Next Post
PD mes bojkotit të Kuvendit dhe protestës, pritet mbledhja e kryesisë

Bllokimi i rrugëve nga PD, 2 nenet që shkelen, si dhe masa e dënimit me burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In