• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trekëndëshi Meta-Rama-Idrizi dhe 2017-ta

by Eduard Zaloshnja
17/09/2016 10:53
Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, gjate celjes se ekspozites se Javes se Historise dhe Kultures Came, ne Muzeun Kombetar, ne perkujtim te 70 Vjetorit te Genocidit Cam.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, gjate celjes se ekspozites se Javes se Historise dhe Kultures Came, ne Muzeun Kombetar, ne perkujtim te 70 Vjetorit te Genocidit Cam.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Lulzim Basha e nisi fushatën e zgjedhjeve në Dibër me objektivin e deklaruar politik të fillimit të marshimit elektoral drejt marrjes së pushtetit në zgjedhjet e 2017-ës. Ndërsa Rama e nisi me objektivin e padeklaruar politik të arritjes së suksesit vetëm me ndihmën e PDIU-së dhe pa ndihmën e LSI-së. Siç dihet tashmë, Basha nuk e realizoi objektivin e tij në Dibër, ndërsa Rama e realizoi.

Por a mund të quhet Dibra një provë e koalicionit “Rama-Idrizi” (pa Metën), që mund të vlejë për zgjedhjet e përgjithshme?

Qysh kur u shkëput nga PS-ja, LSI-ja ka treguar se është një parti që merr vota në të gjithë territorin e vendit, e jo vetëm në Skrapar (pavarsisht se u etiketua atëherë nga Nano si “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur”). Duke filluar nga 2005-sa, ajo ka qenë praktikisht përcaktuese e emrit të kryeministrit të vendit dhe të kryebashkiakut të Tiranës.

Nga ana tjetër, PDIU-ja lindi nga shoqata Çamëria, për të vazhduar në parlament betejën për vënien në vend të së drejtës për popullsinë martire çame. Por që kur në krye të saj erdhi Shpëtim Idrizi, partia e ndryshoi profilin, duke u kthyer nga parti e fokusuar në problemet e një komuniteti, në parti me shtrirje kombëtare (në zgjedhjet e 2011-ës, fjala vjen, mori 400 vota në Tropojë). Sidoqoftë, deri në zgjedhjet e vjetshme, ajo ka arritur të ketë vetëm deputetë apo kryebashkiakë që përfaqësojnë zona ku ka përqendrim të lartë të komunitetit çam.

Por në zgjedhjet e së djelës në Dibër, PDIU-ja tregoi se është në gjendje të përcaktojë fituesin. Në kushtet kur LSI-ja bëri një fushatë fare të vakët në Dibër, PDIU-ja mobilizoi gjithë burimet e saj njerzore për siguruar fitoren e kandidatit socialist. Jo më kot, Damian Gjiknuri, drejtuesi socialist i fushatës së Dibrës, falenderoi në mënyrë të veçantë PDIU-në për atë fitore. Ndërkohë, eksponetë socialistë me peshë më të vogël politike u ankuan për fushatën e vakët të LSI-së.

Pas fitores në Dibër, jo pak socialistë po diskutojnë (jo publikisht) për një koalicion parazgjedhor të udhëhequr nga PS-ja dhe PDIU-ja, pa përfshirë LSI-në. Disa madje më kanë kontaktuar, duke iu referuar një shkrimi tim të para dy javëve (http://www.respublica.al/ 2016/09/05/afrimi-rama-idrizi- dhe-llogarit%C3%AB-elektorale  ). Në atë artikull shkruaja:

“Duke presupozuar se partitë do t’i ruajnë votat që morën më 2013, koalicioni Rama-Idrizi-etj (por pa PBDNJ-në, e cila nuk pranon të jetë në koalicion me PDIU-në) do të merrte 850 mijë vota; koalicioni Berisha-Basha-etj (plus PBDNJ-në) do të merrte 650 mijë vota; dhe LSI-ja 180 mijë vota. Përkthyer në mandate parlamentare, do të kishim këtë ndarje 70-56-14.”

Sipas socialistëve që më kanë kontaktuar, Dibra tregoi se koalicioni Rama-Idrizi-etj (pa LSI-në) mund të marrë më shumë se 70 mandatet që përcakton llogaritja e mësipërme. Por a na e tregon vërtet Dibra këtë gjë?

Së pari, LSI-ja vërtet mund të mos ketë dhënë ndihmë për fitoren e “së majtës”  në Dibër, por as nuk punoi hapur kundër saj – siç punoi, fjala vjen, në Tiranën e 2011-ës. Në qoftë se do të kishte dalë nga koalicioni qeverisës gjatë turbullirave të korrikut, LSI-ja do të kishte punuar për fitoren e Sherefedin Shehut ndoshta më fort se sa punoi për fitoren e Lulzim Bashës më 2011.

Së dyti, PDIU-ja i përqendroi të gjithë deputetët dhe përkrahësit e saj në Dibër para një jave, por në zgjedhjet e përgjithshme, secili deputet dhe përkrahësit e tyre do të punojnë në qarqet e veta. Dhe duke u shpërndarë secili në qarkun e vet, ata mund të mos jenë në gjendje të ndikojnë në rezultatin e koalicionit në mënyrë të ngjashme me Dibrën.

Ndoshta duke patur këto llogari në mendje, Rama i këshilloi të tijët (sipas raportimeve në media) që të mos i kapë euforia nga rezultati i Dibrës. Dhe pak ditë më vonë, Ministri Ditmir Bushati deklaroi në “Debatin” e Roland Qafokut se “Ilir Meta është kandidat i fortë për President, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në Parlament”. Sipas Bushatit, “një njeri që ka qenë Kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar Parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President”. Ndërsa deputeti socialist Arben Çuko deklaroi në Report TV se “nëse Ilir Meta do të shkonte në presidencë, do ta lehtësonte rrugën e së majtës në pushtet”

A po mendon Rama që ta afrojë më tepër Idrizin dhe që ta largojë butë Metën nga beteja elektorale e 2017-ës, pa e bërë armik atë?

Next Post
Vdekja e dyfishtë në maternitet, prokuroria heton 3 mjekë për neglizhencë

Vdekja e dyfishtë në maternitet, prokuroria heton 3 mjekë për neglizhencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In