• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Trekëndëshi i Bermudës” së sezonit të ri politik

by Alfred Peza
23/08/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Tani që kemi hyrë në javën e fundit të gushtit, gjithkush nis e mendon më pak për pushimet verore e gjithmonë e më shumë për sezonin e ri të punëve, që fillojnë pas kësaj. Për shkak të hapjes së vendit, edhe shoqëria është bërë gjithmonë e më oksidentale ndaj nuk e kemi më muajin e nëntë të vitit si dikur, vetëm për ta nisur me këngën “Tring zilja”! Shtatori tani është edhe fillimi i një viti të ri televiziv, sportiv, politik, parlamentar, administrativ…, ose përndryshe starti i vitit të ri fiskal.

Shtatori përkon këtë radhë, me nisjen e mandatit të ri të Parlamentit në 4 vitet e ardhshme, që doli nga zgjedhjet e 25 prillit. Do jetë një start i pazakontë politik, sepse pritet të shënojë ndërrimin e elitave, përmes një procesi që duhej të ishte bërë me kohë dhe në mënyrë natyrale. Jemi në prag të hapjes së portave për një elitë të re, që nuk është peng i së shkuarës, por “korriere” e së ardhmes sonë europiane.

Tri janë zhvillimet kyçe, që pritet ta shënjojnë këtë “revolucion” politik, në jetën e vendit:

– Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

– Shkarkimi nga Parlamenti i Ilir Metës si President i Republikës.

– Fillimi i punës me kapacitet të plotë i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila bashkë me Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), pritet ti hapin kapakun “Kutisë së Pandorës” që mban të fshehura brenda saj mëkatet e 30 viteve të post komunizmit.

Ky është “Trekëndëshi i Bermudës” së sezonit të ri politik brenda së cilës pritet të “zhyten”, të gjithë zullumqarët që e kanë mbajtur peng deri dje këtë vend, për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë që ishte instaluar nga sistemi i vjetër i drejtësisë. Shtatori shënon ngadhnjimin e drejtësisë së re, sepse institucionet e saj janë tashmë një realitet i patjetërsueshëm, duke u bërë edhe garantja e ndryshimit.

Së pari, PD është përpara provës më të madhe që i është dashur të kalojë nga themelimi i saj, tani që SHBA i ka kërkuar të distancohet nga lideri historik Sali Berisha, për të mos qenë më pjesë e Grupit parlamentar në shtator. Kjo është vija e kuqe e përcaktuar nga aleati ynë strategjik, të cilën Lulzim Basha nuk mund ta kalojë dot, përndryshe edhe atë e pret i njëjti fat politik!

Është e qartë se Sali Berisha nuk largohet me dëshirë, sepse e di se çka bërë, ndaj ka nevojë ekzistenciale për të qenë brenda sistemit politik sa të jetë gjallë. I pafuqishëm si ai, për ta vrarë babain e vet politik, Lulzim Basha po shkon drejt “hara-kiri”-t. Ndaj PD është sot para dilemës shekspiriane; ose të gjejë një lider të ri që ta rindërtojë nga e para, ose të nisë rrugën drejt varrezave të historisë.

Së dyti, shtatori është i rëndësishëm, pasi Parlamenti i ri pas 12 vitesh, ribëhet sërisht bipolar. Humbja katastrofike e LSI në zgjedhjet e pranverës, e kanë rudhur atë në kufijte e ekzistencës, duke ia hequr mundësinë për tu bërë poli i tretë politik i vendit. Për rrjedhojë Ilir Meta nuk është më një “kingmaker” i skenës së madhe, pasi ka nisur bashkë me partinë e tij familjare, rënien e pandalshme.

Pas shkarkimit nga Parlamenti përpara pushimeve verore, Presidenti i Republikës është bërë më i urtë se kurrë në karierën e tij politike, duke u zhdukur nga skena publike të cilën e dominoi zhurmshëm e në mënyrë të çekuilibruar përgjatë dy-tri viteve të fundit. Fatin e tij të mëtejshëm në zyrën e qytetarit Nr. 1 të Republikës, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, hallka më e lartë e sistemit të ri të drejtësi ndaj të cilit luftoi me çdo mjet e çmim sëbashku me Sali Berishën& Co.

Së treti, të dobësuar si kurrë më parë sezoni i ri pritet ta hedhi pjesën e kalbur të elitës së vjetër politike, në gojën me dhëmbët “fringo”, të sistemit të ri të drejtësisë. Rihapja e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”, paralajmëruan shpluhurosjen e dhjetra dosjeve të pas 1990 që as u hetuan, as u gjykuan dhe fajtorët nuk u ndëshkuan kurrë.

“Trekëndëshi i Bermudës” sonë, do bëhet varri politik i atyre që nuk duan ta dëgjojnë “këshillën” e shqiptarëve dhe aleatëve tanë strategjikë, se koha e tyre mbaroi. Ndërkohë që dora e PS dhe Edi Ramës, për këdo që kërkon të eci përpara bashkë me vendin, do qëndrojë e shtrirë. Jemi në pragun e një fillimi të ri, drejt një kufiri që kurrë nuk e arritëm, sepse u penguam sistematikisht për 30 vjet me radhë!

Next Post
Luan rolin e Ibrahimovic në filmin e tij, aktori shqiptar rrëfen takimin me sulmuesin suedez

Luan rolin e Ibrahimovic në filmin e tij, aktori shqiptar rrëfen takimin me sulmuesin suedez

Comments 1

  1. Qipan Vuqidoli says:
    4 years ago

    Trekëndëshi Shiqeres me trekendeshin e Fiqos, bashkë me trekendeshin e Moniçkës…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën

February 5, 2026
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

February 5, 2026
Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

February 5, 2026
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

February 5, 2026
Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In