• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregu i miellit do të jetë nën monitorim edhe për një vit/ Si i shpëtuan gjobës 5 mln euro kompanitë

by Java News
21/10/2021 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara.

Sipas vendimit te zbardhur ku ishte votuar kundër gjobës thuhet se edhe pse në hetimin e kryer mbi këtë treg u konstatua sjellje e bashkërënduar mes kompanive përcaktuese gjjithashtu të çmimeve, megjithatë përsëri nuk janë gjetur provat për ndeshkimin e tyre.

“Gjatë monitorimit është ndjekur e njëjta metodologji e përdorur në raportin e hetimit të thelluar për analizën e të dhënave të shitjeve mujore të depozituar nga ndërmarrjet për miellin nga gruri  i zakonshëm, i cili u mbyll me VKK nr. 700/2020, pasi nuk u gjatën prova që vërtetonin komunikimin apo ndonjë marrëveshje të shkruar ndërmjet ndërmarrjeve, për kushtet e tregtimit, fiksim çmimesh, burimet e furnizimit, apo çdo element tjetër që mund të kufizojë, të shtrembërojë, apo pengojë konkurrencën”, thuhet në vendimin përfundimtar.

Argument tjetër i dhënë për mos ndëshkimin e këtyre kompanive ështe edhe fakti qe kompanitë nuk kanë të njëjtin fitim si rrjedhojë peshën në treg nuk e kanë të barabartë.

“Nga të dhënat e siguruara nga ndërmarrjet në monitorim, rezulton se norma e fitimit për  ndërmarrjet AgroBlend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja për vitet 2007-2020 paraqitet në nivele të ulëta dhe të ndryshueshme ndër vite, për secilën ndërmarrje. Pra, ndërmarrjet nuk kanë mundur të sigurojnë të njëjtin nivel fitimi ndër vite, ndërkohë që normat vazhdojnë t’i kenë të ulëta. Madje, nga informacionet dhe deklarimet e depozituara në Autoritetin e Konkurrencës nga ndërmarrjet nën hetim e monitorim, rezulton se njëra nga ndërmarrjet ka periudha kohore të operimit në humbje”, thuhet në pikën 15 të vendimit.

Por për mbylljen e hetimit të thelluar pa vëndosje gjobe kryetarja e këtij  institucioni, Juliana Latifi ka qenë kundër së bashku me  një anëtar të komisionit Eduard Ypi. Sipas tyre kompanitë duhet të ishin ndëshkuar pasi kishin dominancë në treg, kishin përcaktuar çmimet dhe kishin cënuar konkurrencën në treg. Si të mos mjaftonte, kishin propozuar edhe gjobat ne bazë të shkeljeve.

“Në këto rrethana, vlefta e gjobës për secilën kompani bazuar në Rregulloren “Për gjobat dhe lehtësimin prej tyre”, paraqitur nga ana e Sekretariatit është:

I. Për ndërmarrjen Agro Blend SHPK për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në

pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 7.11% të xhiros së ndërmarrjes, të

vitit financiar paraardhës (2020) sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë.

II. Për ndërmarrjen Miell Tirana SHA për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në

pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 10% të xhiros së ndërmarrjes, të vitit

financiar paraardhës (2020), sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë.

III. Për ndërmarrjen Bloja SHA për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën

III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 5.26% të xhiros së ndërmarrjes, të vitit

financiar paraardhës (2020), sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë.

IV. Për ndërmarrjen Atlas Mills SHPK për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në

pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 3.28% të xhiros së ndërmarrjes, të

vitit financiar paraardhës (2020), sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë” thuhej në vendim./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Apeli i ekspertëve: Vaksinohuni pavarësisht rrezikut të inflamacionit në zemër! Miokardi trajtohet më lehtë se COVID

Vendimi/ New York bën të detyrueshëm vaksinimin për nëpunësit civilë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In