• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tregu gjerman i punës nuk ia del dot pa fuqinë e huaj”/ Flet eksperti: Punëtorët nga Ballkani janë të kualifikuar

by Java News
17/08/2019 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rregulloja e Ballkanit Perëndimor ka sjellë qindra mijëra punëtorë nga vendet e rajonit në Gjermani. Por si i shikon ata ekonomia gjermane? Eksperti Wido Geis-Thöne bën një bilanc për Deutsche Wellen.

Zoti Geis-Thöne, tregu gjerman i punës nuk ia del dot pa fuqinë e huaj punëtore: Rregullorja e Ballkanit e qeverisë gjermane ka sjellë vitet e fundit mijëra punëtorë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani, si do ta vlerësonit ecurinë e saj deri tani?

Geis-Thöne: Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është një sukses i madh, deri vonë në vitin 2015 ne kishim një numër të madh azilkërkuesish në Gjermani, qe nga ajo kohë kemi migrim të të punësuarve, njerëz që punojnë e që japin një kontribut të madh në Gjermani në sigurimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Çfarë thonë statistikat, cila kategori vjen të punojë më shumë në Gjermani, ata me më pak kualifikim apo specialistët?

Geis-Thöne: Do të thoja që pjesa më e madhe e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor është në nivelin e mesëm të kualifikimit, pra kanë shkollim të niveleve të ndryshme nga vendi i tyre, që në Gjermani i përgjigjet shkolla profesionale, ky shkollim u mundëson atyre të bëjnë këtu punë të kualifikuara. Kemi edhe persona me kualifikim të lartë nga vendet e Ballkanit, por më pak se nga vendet e tjera.

Në cilët sektorë të ekonomisë gjermane i gjen më shumë punëtorët nga Ballkani?

Geis-Thöne: Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një numër i madh punon edhe në gastronomi, një numër jo i vogël punon në shërbime të tjera, si pastrimi, por edhe në sektorin e shëndetësisë ka një numër më të madh se punëtorë nga vendet e tjera.

Çfarë i dallon punëtorët nga Ballkani Perëndimor nga ata që vijnë nga vende të tjera...

Geis-Thöne: Specifike për ta është se i gjen më shumë në ndërtim, specifikë tjetër është se, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit, që gjë i kemi më pak nga vendet e tjera të treta.

A ka shifra aktuale sa vetë nga Ballkani Perëndimor punojnë në Gjermani?

Geis-Thöne: Në fillim të ktij viti kemi të regjistruar afër 100.000 vetë që punojnë në punë të thjeshta, dhe afërsisht 60.000 të tjerë në punë të tjera të kualifikuara, që në Gjermani kanë si kusht kualifikimin profesional, këto janë shifra nga të gjitha vendet e Ballkanit, përjashtuar Malin e Zi, që nuk ka pasur statistika.

Si qëndron puna më integrimin e tyre në vendin e punës, sa punojnë me kontrata të rregullta, apo të pakufizuara?

Geis-Thöne: Nuk mund të them, se sa vetë kanë kontrata të kufizuara apo të pakufizuara, por mund të themi, se janë kontrata që sigurojnë të ardhura të caktuara e që japin një lloj sigurie, sepse ato janë edhe kushti për dhënien e lejes së qëndrimit. Nuk duhet menduar, se janë punë, ku nuk siguron dot ekzistencën, por punë të rregullta.

Çfarë ndodh, kur ata humbasin kontratën e punës, ka edhe raste kur kalojnë në ilegalitet, megjithëse shumica e atyre që janë në ilegalitet vijnë nga Bullgaria e Rumania, sipas dpa?

Geis-Thöne: Punëtorët nga Bullgaria e Rumania mund të vijnë shumë shumë më lehtë në Gjermani në kuadër të BE, por nëse ndodh që personat nga Ballkani Perëndimor e humbasin punën, dhe kanë ardhur këtu përmes Rregullores së Ballkanit Perëndimor, atëherë në këtë rast ata humbasin edhe lejen e qëndrimit e duhet të kthehen. Sa persona pastaj qëndrojnë në zonën gri apo të zezë të punësimit, kjo është shumë e vështirë për t’u llogaritur.

Çfarë problemesh apo rreziqesh kanë punëtorët që vijnë nga Ballkani Perëndimor?

Geis-Thöne: Probleme apo rreziqe shoh pak. Niveli i rrogave në Gjermani është shumë më i lartë krahasuar me të ardhurat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pra normalisht për ata ia vlen nga ana monetare, edhe nëse janë në Gjermani për një kohë të shkurtër. Gjermania ka ngushtica në tregun e punës, në moment tregu ofron në Gjermani edhe perspektiva afatgjata, por edhe nëse kthehen ata marrim me vete përvoja që janë të vlefshme në vendlindje.

Largimi i fuqisë punëtore është një problem ndërkohë për vetë këto vende, ku do ta gjejnë njerëzit në rajon elektriçistin apo infermieren e larguar? Çfarë mund të bëhet në këtë drejtim?

Geis-Thöne: Partner për këtë është Bashkimi Europian, dhe ai ka strategji për Ballkanin Perëndimor, kjo është kuptuar ndërkohë. Sigurisht është një temë tani, kur qeveria gjermane merr punëtorë nga Ballkani në vend. Duhet thënë se është gjëja e duhur, që të hapësh kufirin, ata mund të vijnë të punojnë, por një rekrutim i organizuar i fuqisë punëtore nga Ballkani, po të kemi parasysh zhvillimin demografik në këto vende e vështirësive të përmendura në tregun e punës atje, nuk është në favor të këtyre vendeve.

Çfarë mund t‘i ndihmonte këto vende nga largimi masiv i fuqisë punëtore?

Geis-Thöne: Në fund të fundit ajo që mund t’i ndihmone këto vende është afrimi i ngadaltë me BE, kështu që ato të mund të përfitojnë nga tregu i brendshëm i BE-së, që të përfitojnë më vonë edhe nga subvencionet rajonale, pra rruga në BE mund të ndihmojë. Për disa vende, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnjen duhet të sqarohen sidomos të drejtat e pronës, pra aty janë ende shumë të nevojshme kryerja e disa reformave të thella.

Dr. Wido Geis-Thöne është ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, IW, i specializuar për migracionin dhe refugjatët.

g.kosovari

Next Post
Flet piloti që uli avionin me 233 pasagjerë në fushën me misër: S’kisha kohë për frikë

Flet piloti që uli avionin me 233 pasagjerë në fushën me misër: S'kisha kohë për frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

Mburoja hungareze e amerikanëve për të mënjanuar sanksionet e BE

December 7, 2025
Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

December 7, 2025
Koreografitë e tifozerive ndezin derbin, nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna (FOTO)

Koreografitë e tifozerive ndezin derbin, nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna (FOTO)

December 7, 2025
“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In