Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitjet” është vënë në pranga 44-vjeçarin E.Xh. i cili shiste mallra të kontrabanduara në dyqanin e tij në Durrës. Gjtë kontrollit në dyqanin e tij, Policia sekuestroi dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.
Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 35-vjeçarin E.S., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan paketa me cigare, pako me fishekzjarre, cigare elektronike dhe parfume, mallra këto të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.
/a.r