• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tregtarët në Korçë protestojnë për tarifat e larta: Do mbyllim aktivitetin

by Java News
10/06/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtarët e fruta perimeve në Korçë kanë protestuar para bashkisë. Ata kanë protestuar për  të tretën herë për uljen e taksës mujore për vendet e tregtimit, për largimin e shitësve ambulantë të fruta perimeve dhe largimin e shumicës afër markatës. Sipas tyre këta të fundit ushtrojnë aktivitetin edhe me pakicë duke ndikuar në punën e tyre.

Për të tretën herë radhazi tregtarët e fruta perimeve në Korçë kanë protestuar përpara Bashkisë së qytetit. Shkak është bërë  tarifa mujore e vendosur nga bashkia për vendet e tregtimit. Taksa për një vend është ulur nga 10 mijë lekë në 8 mijë lekë, por prapë kjo tarifë për tregtarët është shumë e lartë dhe nuk e justifikon xhiron mujore të tyre.

“Atje ku jemi nuk ka punë fare, jemi shumë keq nuk përballojmë tarifat që kemi. Bashkia ka të drejtë të na i kërkojë po ne jemi minus sa të fusim këmbët në treg, nuk jemi në gjendje. Na ulën tarifën pak por prapë se përballojmë. Tirana është më mirë e kanë tarifën më të ulët dhe që ka 10 fishin e popullsisë së Korçës.  Nëse unë nuk nxjerr lekët e tarifës do të largohem” thonë ata.

Ndërkaq, tregtarët ankohen edhe për konkurrencën e pa ndershme. Ata ngritën zërin kundër shitësve ambulantë dhe tregtarëve të shumicës, pasi sipas tyre këta të fundit ushtrojnë aktivitetin edhe me pakicë duke ndikuar në punën e tyre.

“Na premtuan se nëse ne kalojmë tek tregu i ri, nuk do të ekzistojë asnjë shitës ambulant dhe se shumica do të mbyllet në 08:00 por shumica punon gjatë gjithë ditës me pakicë. Protestojmë për të drejtat tona. Na thanë që nuk do të hapen dyqane fruta-perimeve në territorin tonë, por nuk është e vërtetë. Ne kërkojmë që të largohen nga territor i pazarit se përndryshe ne jemi të mbaruar” thanë ata.

Duke kërkuar uljen e tarifës, largimin e tregtarëve ambulantë dhe zhvendosjen e shumicës larg tyre, protestuesit paralajmërojnë se nëse pikat e tyre nuk plotësohen atëherë ata do të mbyllin aktivitetin . (Shqiptarja.com)

Next Post
Nuk mbahet Rashica, shënon dy supergola kundër Augsburgut

Kosova kryeson në Bullgari, sërish Rashica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In