• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregimet e verës / Profesori i letërsisë në diktaturë

by Mitro Çela
29/08/2022 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Në vitin 1963 isha nxënës në gjimnazin “Çajupi”.

Letërsinë na e jepte shkrimtari Filip Ndocaj.

Burrë i madh. Në dimër vishte një paldesy gjyrë kremi. Në dorë një çadër kur binte shi. Nëpër kotdore çadrën e “varte” në paldesy, pas qafës.

Dashuronte Migjenin, për të cilin tregonte se e kishte pasur shok shkolle në Itali dhe koleg, dmth mësues në Pukë.

-Esse-në pesë lek për të parë Amerikën,- e kam lexuar në origjinal,- na tregonte profesori.

-Po ku dini ju se çfrë janë prostitutat?!…

Kur të hiqni brisk në faqe, pyesni pse fundi i rrugës së Durrësit quhet “Zogu i Zi?!” …

Shumë vonë mësova se aty ishte hapur bordelloja më e madhe e Tiranës…

Aty burrat tradhëtonin gratë duke paguar.

Seks dhe tradhëti?!

Pas Migjenit, komentonte me shumë fantazi Gëten dhe Danten.

Në atë mot të dy poetët e mëdhej, ishin në programin e letërsisë.

Jashtë programtit na fliste për Lasgush Poradecin:

-Nguliteni në mendje. Mos mbani shënime. Është liriku më i madh i Ballkanit…

-Dashuronte… dashuria… shktuan poeti.

Liberal nga natyra, lejonte pak zhurmë në klasë.

Bile këndonim edhe ndonjë këngë të Çelentanos.

Në vitet ’60, gjymnazet e Tiranës ndaheshin në dy grupe.

“Petro Nini” ishte elitë.

Atje studjonin fëmijët e Enverit, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Beqir Ballukut etj.

Ne të “Çajupit” ishin të klasës puntore.

Ndyshonin edhe shijet muzikore.

Ne pëlqenim muzikën italiane duke e quajtur mbret Adriano Çelentanon.

Me radhë Pepino Di Kaprin, Domeniko Modunjon, Rita Pavonen.

Nxënësit e “Petro Ninit” këndonin më shumë muzikën e “Bitlsave”, Rolling Stones, Frank Sinatra etj.

Kishte arsye.

Ne dëgjonin vetëm radjon.

Ata kishin manjetofonë, gramafonë, televizorë.

Herë pas here, fëmijët e elitës, mblidheshin në bodrumet e pallateve. Këndonin me kitara.

Ne, e shumta, këndonim duke përdorur si xhes, bankat, në pushimet mes orëve të mësimit.

NE dha ATA ndryshonim edhe në veshje. Ne pantallona dok me xhakavendo të qepura, në rrobaqpsi anonime në lagja.

Ata rroba të blera në Romë, Paris, Athinë…

Një ditë na thotë profesor Filipi:

– Nuk është keq të dëgjoni edhe muzikë angleze dhe amerikane.

Është muzika e së ardhmes.

Na tregojë edhe për një stacion në radjo që jepte muzikë të tillë gjithë ditën.

Këtu lindi edhe dashuria ime për Xhon Lenon, Pol Makartin, Xhorxh Harison dhe Ringostar.

Por profesori ishte i dyzuar.

Liberal dhe i mjegulluar kur fliste për Gorkin, Shollohovin.

Kur komentonte romanin sovjetik “Si u kalit celiku” e Nikolla Ostrofskit, sikur përtypte arrë.

Ndryshonte.

Tjetërsohej.

I dilte damari mes ballit. Humbiste. Dridhej.

Ulërinte.

I nxirnin sytë xixa.

Hapte krahët kur komentonte I “Faustin” e Gëtes.

Disa ditë pasi kisha dëgjuar rrëfimin për Margaritën e Gëtes, mastrubohesha me imazhin e saj, sipas përshkrimit të profesorit.

Një ditë na recitoi “Shagane shpirti im Shagane” të Eseninit.

-E rrallë,- komentoi profesori.- Si poet, Esenini, shkoi në Amerikë.

Bëri një prockë:

Ra në dashuri me një balerinë amerikane…

Me të drejtë, e kritikun për gjestin borgjez të gjithë shkrimtarët sovjetikë…

Një natë u mbyll në dhomë.

Preu damarët. Ngjeu penën dhe me gjak bëri një poezi?

Për shumë kohë më dilte në ëndërr imazhi i poetit duke kërcyer me balerinën amerikane, ndërsa nga damarët i kullonte gjak?!

Një ditë më thirri në shtëpi…

-Lexova hartimin tënd.

Nuk kam parë shkrim më të shëmtuar.

Kë marrë borxh këmbët e pulës për të shkruar?

Duke të parë surratin, më kujton Migjenin.

Verdhacuk të dy.

Ai të verdhët e kishte nga turbekulozi.

Po ti?…

Anemik…

-Ha hekur dhe qeshi…

-Ke bërë ndonjë poezi,- më pyeti. Dua ta shoh, sepse dy tre fraza në hartim diçka më thonë…

Thashë jo,- edhe pse kisha shkruar një poezi për një vajzë biondinë, që e dashuroja, por nuk ma mbajti kurrë ti propozoja…

Në rininë time, ishte turp të kishe një të dashur…

Sot është turp të mos kesh të dashur…

-Për një gjë jam i sigurtë:

Shkrimtar vetëm se je verdhacuk nuk mund të bëhesh…

Dhe i doli fjala…

Profesori herë pas here na thoshte në klasë:

-Kam ndërmend të botoj një roman.

Kaluan dy vite. Profesori vazhdonte me avazin e vjetë:

“Do të botoj një roman?”

Një ditë i kërkuam llogari:

-Pse nuk e boton romanin?…

Ai u përgjegj me humor:

-Sepse nuk dua të përfundojë si letër higjenike në nevojtoren e Lad hundëderrit.

Fjalën e kishte për një shokun tonë të klasës, që dallohej për hundën e madhe me kurriz…

Një ditë më ftoi në dhomën e mësuesve.

Ishte vetëm.

-Verdhacuk! Nuk është hunda e Ladit që më pengon të botoj romanin.

Por është një redaktor në shtëpinë botuese.

Ma ka sjellë në majë të hundës…

Bëj e prish më thotë…

Nuk di pse kam dëshirë të më lexosh një kapitull.

Nuk e pëlqen redaktori.

Më thotë hiqe.

Por unë nuk dorëzohem.

Në vitin 1971, kur unë isha student, Filip Ndocaj botoi romanin “Diell nën kreshpa”

E bleva.

Mungonte kapitulli “rrebel”.

Profesori ishte thyer…Normale.

Një lëshim i detyruar që romani të botohej…

Next Post
Shqiptarët të dashuruar me ‘Mercedes’-in/ 2 nga 10 makina në rrugë janë ‘Benz’/ Nga vjen adhurimi për markën gjermane

Shqiptarët të dashuruar me 'Mercedes'-in/ 2 nga 10 makina në rrugë janë 'Benz'/ Nga vjen adhurimi për markën gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

December 8, 2025
Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

December 8, 2025
BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

December 8, 2025
Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

December 8, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Javë me kurthe të padukshme, Chrysanthi Kalogeri këshillon Horoskopin: Kujdes nga entuziazmi i tepërt!

December 8, 2025
Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

December 8, 2025
Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In