Është konfirmuar se tre anëtarë të Komisionit Europian janë plagosur në sulmet e djeshme në Bruksel, njofton The Guardian.
Zëvendës presidentja e Komisionit, Kristalina Georgieva ka konfirmuar se zyrtarët ishin në mesin e viktimave të sulmeve, por ajo nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rrethanat ose shkallën e lëndimeve të tyre.
“Stafi i Komisionit është i gatshëm të kontribuojë në luftën kundër asaj që është duke bërë aq shpesh stres të madh të popullit tonë”, ka thënë Georgieva, e cila njashtu merret me administratën për burime njerëzore për trupin ekzekutiv të BE’së.