Pas takimit të kryeministrit me ambasadorët shqiptarë kanë ardhur edhe reagimet nga Partia Demokratike. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Jordia Tabakun shkruajnë se investitorët e huaj e kanë të pamundur të vijnë në Shqipëri. Basha thotë se keqqeverisja është shkaku kryesor dhe se ky është një mision i pamundur.
Ndërkohë, Berisha shprehet se në katër vite të qeverisjes socialiste ka zero investime të huaja. Sipas tij, “droga, korrupsioni dhe dajaku” janë arsyet përse të huajt kanë frikë të vijnë në Shqipëri.
Nga ana tjetër edhe deputetja Jordia Tabaku ka komentuar kërkesën e Ramës për ambasadorët. Ligjvënësja e PD-së thotë se përmes shfaqjes së sotme, qeveria e pranoi mungesën e investimeve.
REAGIMI I LULZIM BASHËS:
Është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri!
Rama e di shumë mirë këtë, sepse është ai përgjegjësi për krijimin e një klime armiqësore për biznesin vendas dhe të huaj. Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë, e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30- 50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime.
Ambasadorët e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse në 4 vitet e fundit raportet ndërkombëtare flasin vetëm për përkeqësimin e klimës së biznesit, për rritjen e taksave, për korrupsionin e përhapur në çdo nivel të qeverisjes. Sepse tenderat dhe koncesionet përfundojnë në xhepat e 10 klientëve të kryeministrit dhe investitorët e huaj gjymtohen nga kriminelët e lidhur me Ramën dhe Dakot e tij për t’u përzënë nga Shqipëria.
Gjatë qeverisjes tashmë të vdekur të Ramës, në Shqipëri nuk erdhi asnjë investim serioz i huaj. Po të mos ishin dy projektet e mëdha energjetike, gazsjellësi Trans Adriatik dhe Kaskada e Devollit, niveli i investimeve do të ishte në minimum historik, duke e kthyer vendin 15 vite prapa.
Ambasadorët e Shqipërisë e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse për shkak të keqqeverisjes së Ramës vendi është në depresion ekonomik dhe social. Rreth 300 mijë shqiptarë të larguar në 4 vjet nga Shqipëria janë prova ulëritëse e këtij realiteti dëshpërues.
Investitorët e huaj do të vijnë në Shqipëri, kur vendi të ketë një qeveri që lufton krimin, hap vende pune dhe ju jep mundësi të gjithëve. Por kjo nuk do të ndodhë përsa kohë vendin ta drejtojë kryeministri i kapur nga krimi dhe i zhytur në krim, që ktheu Shqipërinë në hambar droge dhe buxhetin e shqiptarëve në lavatriçe për Pastrimin e Parave të Pista.
REAGIMI I SALI BERISHËS:
Investitoret e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku qe te vijne ne Shqiperi.
Diplomacia ekonomike ka qene nje drejtim themelor i diplomacise tone. Ne kete kontekst ambasadat tona ne vende te BE ne SHBA dhe vende te tjera organizonin konferenca te shumta ne Neë York, Berlin, Rome, Milano, Paris, Londer, Vjene etj etj… Ne keto konferenca, perveç ambasadoreve merrnin pjese edhe investore nga Shqiperia, ministra, kryeministri e zyrtare te tjere, te cilet paraqisnin para audiences potencialet e medha te Shqiperise per investitoret e huaj. Kjo perpjekje, se bashku me te gjitha masat e tjera te permiresimit te klimes se biznesit ne vend, pati si rezultat konkret:
1- Nga viti 2008 e tëhu sipas Indeks Mundi Shqiperia mori nga 1-1.4 miliard dollar investime cdo vite dhe
2- finalizoi, firmosi tre kontrata me investime per vitet qe vinin prej rreth 3 miliarde dollare investime strategjike si TAP, Kaskada e Devollit dhe Omniks, tre investime keto me nje rendesi strategjike per Shqiperine, ekonomine e saj por TAP edhe per poziten e saj ne rajon dhe me gjere.
Perveç ketyre qeveria e meparshme la te firmosura kontratat per ndertimin e 423 HECeve ne mbare vendin, nga te cilat te gatshme per te filluar punen menjehere rreth 2.6 miliard euro investime te tjera ne fazen pregatitore. Ardhja ne pushtet e mafies socialiste, me ne krye Edi Ramen me qendrimet qe mbajti, rregullat qe ndryshoi, korrupsionin e papermbajtur te saj, kontratat qe anulloi pati per rezultat:
– largimin nga vendi te dhjetra dhe qindra investitoreve te huaj,
– mosfirmosjen e asnje kotrate te rendesishme gjate kater viteve te shkuara me ndonje investitor serioz. Cdo perpjekje qe behej si psh parku i Spitalles apo gjetiu, dilte si nga toka bajlozi Olsi Rama.
Rezultati eshte zero investime te huaja te reja. Edi Rama, shkaku kryesor i kesaj zeroje me xhufke, ben Don Kishotin. Njehere kerkon te inauguroje per se dyti tunelin e Elbasanit, here tjeter poston liqenin e Banjes apo Uren e Moglices, te ndertuara ne perputhje me kontraten e qeverise se meparshme.
Po rikujtoj ketu se me 13 prill te vitit 2013 tek inauguronim fillimin e punimeve ne kaskaden e Devollit, Edi Rama do t’u deklaronte shqiptareve se Berisha inauguroi genjeshtren e radhes. Investimet e ketyre kater viteve, pra ato me te cilat qeveria e Norieges mburret jane te gjitha paperjashtim kontrata te qeverise se meparshme si TAP, Devoll, Hidrocenralet e Fanit dhe Hidrocentrale dhe vepra te tjera, grupi Linder etj etj.
Por jo vetem kaq, por njeri nga tre investitoret me serioze, kompania Omniks, qe do fillonte investimin prej 1.5 miliarde euro ne Turizem, largohet pasi perfaqesuesi i saj u masakrua me 37 fraktura nga bandite te lidhur me vet Ramen dhe Olsin e tij.
Se fundi, fatkeqesisht edhe investitoret e medhenj vendas nuk kane bere keto kater vite asnje investim te madh ne Shqiperi.
Duke perfunduar, dua te theksoj se diplomacia ekonomike, kur mediat e botes cdo dite te vleresojne me tituj ne faqe te para si narkoshtet dhe kur je bere simboli i te keqes, droges, krimit dhe korrupsionit te papermbajtur, eshte nje vrime ne uje.
Me Noriegen dhe narkoshtetin qe ai ndertoi, shqptaret do te kene dhjetra e qindra tonelata kokaine, kanabis, krim, korrupsion dhe atletet e kuqe te Edi Rames.
REAGIMI I JORIDA TABAKUT:
Fajin për dështimin me investimet e huaja e e kanë taksat e larta, – thuhet më tej, – e kanë vendimet e qeverisë që promovojnë ulje taksash vetëm për një numër të limituar biznesesh të zgjedhura nga qeveria, e rritje taksash për të tjerët. Fajin e ka korrupsioni në sektorin fiskal. Fajin e kanë burimet e pandershme të financimit e paratë e drogës që financojnë ndërtimin dhe gjoja projekte 1 mld euro.
Opozita ka ngritur këtë shqetësim prej kohësh dhe qeveria e ka mohuar. Ju keni mbyllur veshët e keni kënduar të njëjtën muzikë të përparimit. Prandaj ka vetëm një fajtor për këtë dështim, qeveria dhe mënyra se si keni zgjedhur të qeverisni.
Taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit, angazhimi serioz për investime të huaja sollën si TAP edhe Starcraft që sot mbajnë në këmbë ekonominë. Për sa kohë te kemi ketë qeveri gjithnjë e më pak investitorë të tillë do të vijnë.











