• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tre vizionet e europianëve që mund të shpërbëjnë BE-në

by Java News
02/07/2018 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hans Kundnani

Udhëheqësit e BE-së nuk kanë qenë kurrë më të përçarë mbi atë që do të jetë natyra e projektit Europian, tashmë që Merkel, Makron e Orban, janë të ndarë për çështje tepër thelbësore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi të enjten se e ardhmja e BE-së varej nga gjetja me sukses e një përgjigjeje për emigrimin. Por sado e vështirë të jetë çështja e emigrimit, mbetet vetëm një nga shumë sfidat e ndërlikuara që po has BE-ja, vendet e të cilës janë ndarë në “llogore” të ndryshme, të krijuara dhjetëvjeçarin e fundit e që po thellohen çdo ditë e më shumë.

E ardhmja e projektit të Bashkimit Europian varet jo vetëm nga suksesi i BE-së për të menaxhuar refugjatët në Mesdhè, por edhe nga aftësia e BE-së për t’u pajtuar mbi idenë se si duhet të jetë Europa.

Kjo shkon përtej çështjeve të euros dhe krizës së refugjatëve, të cilat janë kthyer në probleme akute pothuajse njëkohësisht në muajt e fundit, probleme që kanë ndarë Europën në linja të ndryshme politike e gjeografike. Për të dyja çështjet, vendet anëtare janë ndarë në koalicione të ndryshme. Për shembull, nëse Greqia dhe Italia u bashkuan kundër Gjermanisë për krizën e euros, tani janë në të njëjtën anë për emigrimin, edhe pse në Greqi dhe Itali kanë ardhur populistët në pushtet.

Nga këto përplasje kanë dalë tre vizione që bien ndesh me njëra-tjetrën:

1. Vizioni i parë është ideja e Merkelit për një Europë konkurruese. Nën udhëheqjen e saj, që kur nisi kriza e vitit 2010, BE është kthyer në një mjet që imponon disiplina tregu ndaj vendeve anëtare. Në emër të kësaj ideje, të udhëhequr nga Gjermania, vendeve të eurozonës që hynë në borxhe u janë imponuar masa shtrënguese.  Me pak fjalë, edhe pse është shprehur në terma pro-europianë dhe përfshin integrim të mëtejshëm, në thelb ky është një vizion neoliberal.

2. Vizioni i dytë është ai i presidentit francez, Emanuel Makron. Ai ka hedhur idenë e një Europe që mbron. Makroni përfytyron një BE që ka më shumë solidaritet midis qytetarëve dhe midis vendeve anëtare. Nga ana praktike, kjo do të thotë që rreziqet duhet të ndahen më shumë midis vendeve në Eurozonë, ajo që druajnë më shumë Gjermania dhe kredidhënës të tjerë. Ky vizion për Europën është i qendrës së majtë,  edhe pse Makroni perceptohet në Francë si neoliberal, ngaqë ka vënë në zbatim reforma strukturore që synojnë të marrim besimin e Berlinit.

3.Vizioni i tretë është i kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Ideja e tij është të kenë një Europë të krishterë e me shtete sovrane. Ky vizion lindi si përgjigje ndaj kërkesës së Gjermanisë që synonte t’i detyronte vendet anëtare të pranonin kuota të detyrueshme refugjatësh në vitin 2015. Por kjo ka sjellë kritika të tjera të projektit Europian. Orbani e quan veten “demokrat liberal”, kundërshtar i asaj që ai e konsideron “liberalizëm antidemokratik” në Europë. Vizioni i tij është pranuar jo vetëm nga partia “Ligj dhe Drejtësi”, që qeveris tani Poloninë, por edhe nga partitë e djathta në vende të tjera të BE-së.

Si udhëheqësit e qendrës, ashtu dhe populistët, e shohin këtë si një luftë midis liberalizmit dhe iliberalizmit. Po realiteti është edhe më i rrëmujshëm. Kjo vjen pasi, pavarësisht qëndrimeve të kundërta mbi emigrantët, Kristian-Demokratët “liberalë” të Merkelit janë në Parlamentin Europian në të njëjtin grup parlamentar me “iliberalen” Fidesz të Orbanit, në “Partinë e Popujve Europiane”, të qendrës së djathtë. Diku midis tyre janë kristian-demokratët e Bavarisë, të drejtuar nga Horst Seehofer, i cili ka kërcënuar të rrëzojë qeverinë e Merkelit nëse ajo nuk i afrohet më shumë vizionit të Orbanit.

Megjithatë, ndryshimet midis tre vizioneve janë reale. Kur Makroni mori çmimin “Karli i Madh” në Aachen, këtë maj, ai e shtoi presionin ndaj Merkelit, e cila nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të tij për një reformë të eurozonës. “Në Gjermani nuk mund të ketë fetishizma për suficite tregtare e buxhetore, sepse i kanë arritur mbi kurrizin e të tjerëve”, tha ai. Pasi e dëgjoi, Merkeli tha që mund të gjenin pika të përbashkëta, pavarësisht mendimeve të ndryshme. “Kjo është magjia e Europës”, deklaroi ajo. Por Orbani e quajti idenë e një Europe më të integruar si “makth”.

Dy javë më parë, Merkeli iu përgjigj më në fund Makronit dhe pranoi të bëjnë një rikthim të marrëdhënies franko-gjermane, si motor për BE-në. Por deklarata e Mesebergut u pa si zhgënjim. Lëshimi që bëri Merkeli nuk do ta ndryshojë shumë qëndrueshmërinë e monedhës së përbashkët. E madje, edhe këto lëshime, u kundërshtuan menjëherë nga vende të tjera të Europës veriore, të cilat e kundërshtojnë vizionin e Makronit edhe më fort se Gjermania.

Rreziku është që ndryshimi midis tre vizioneve do ta bëjë BE-në jo-funksionale, duke i përkeqësuar pasojat. Javën e shkuar,qeveria e re italiane, një koalicion “kundër sistemit”, midis 5 Yjeve dhe Legas, u shfaq aq e stresuar që nuk po përparonin dot me emigrimin, sa refuzuan të nënshkruajnë përfundimet e Këshillit Europian. “Nuk mund të biem dakord për diçka nëse nuk biem dakord për gjithçka”, tha një zyrtar italian.

Italia, e cila është tani në qendër të dy krizave, asaj të euros dhe të refugjatëve, njësoj si Greqia dikur, mund të jetë çelësi për të zgjidhur përplasjen midis vizioneve. Ka grupe mes shoqërisë italiane që mbështesin secilin vizion. Shumica e qendrës së djathtë në Itali, që e ka mbështetur gjithnjë integrimin e Europës dhe euron si një mënyrë për të vendosur disiplinë të jashtme në vendin e tyre, mbështet vizionin e Merkelit për një Europë konkurruese. Qendra e majtë italiane mbështet vizionin e Makronit për një Europë që mbron. Ndërsa Lega ndan pak a shumë të njëjtat vlera si partia e Orbanit, kundër emigrantëve.

Secili vizion është përgjigje ndaj rritjes së euroskepticizmit në zona të ndryshme të kontinentit, një përpjekje për të rilidhur BE-ne me qytetarët e vet. Problemi nuk është se vizionet nuk përputhen. Problemi është se ajo që do të ulte euroskepticizmin në jug të Europës, do ta rriste në veri, dhe anasjelltas. Po njësoj, çfarë do ta ulte euroskepticizmin në lindje, do ta rriste në perëndim, dhe anasjelltas. Pyetja është nëse ka ndonjë mënyrë për të dalë nga kjo situatë ku çdo fitore e njërës palë është humbje e një pale tjetër./ The Guardian/TCH

a.ç

Next Post
VIDEO/ Berisha del blof sërish: Parcelën me drogë në Itali, e shet si në Shqipëri

VIDEO/ Berisha del blof sërish: Parcelën me drogë në Itali, e shet si në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In