Shkencëtarët William Campbell, Satoshi Omura dhe Yauyou Tu, e kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi për vitin 2015, është shpallur të hënën në Stokholm të Suedisë.
Campbell, i lindur në Irlandë, dhe Omura, shtetas japonez, këtë çmim e kanë marrë për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infektimeve të shkaktuara nga parazitët e skrave, transmeton REL.
Shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër malarjes.










