• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tre udhëtime me charter në Turqi”/ Veliaj sqaron akuzat e SPAK: Ishin udhëtime ekonomike, fuksi pervers e ka lënë si krim

by B K
19/02/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu sikurse e paralajmëroi disa ditë më parë, Erion Veliaj vijon të bëjë sqarimet e tij nga qelia e paraburgimit në Durrës, mbi dosjen hetimore të SPAK.

Veliaj hedh dyshimet e tij se letra anonime mbi të, që vuri në veprim Spak për ta hetuar, mund të ketë autor prokurorin Ols Dado. Por ky është vetëm një dyshim, thotë kryebashkiaku, e jo një provë.

“Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar i dënuar. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”. Shumë kam dëgjuar “mbaje mirë, është koha e tyre, mos u dil përballë, hapi rrugë se janë të ligj, janë të kompleksuar, janë budallenj, etj., etj’.

Unë këtë nuk e pranoj dot sot, se nuk e kam pranuar kurrë këtë logjikë dhe rruga ime më ka sjellë jo pak të ligj e ‘budallenj’ përballë, se për mua dikush që ka dështuar në violinë, ka dështuar në shkollim, ka dështuar në profesion, por ka pasur sukses në karrierë dhe në ndërtim, vetëm budalla nuk është, sado i lig, injorant, i kompleksuar të jetë! Shejtanbudalla po“.

Më pas, ndan dhe 5 pika që provojnë sipas Erion Veliajt strategjinë prej ‘sigurimsi’ që është përdorur për ta burgosur.

“Për shembull, shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë):

1. Koordino me llumin në politikë dhe media, që ‘shënjestra’ të bëhet baltë para se të menderoset dhe unë u sulmova në 10 muajt e fundit, si të ishte akti final i një teatri sulmesh që zgjatën 10 vite rresht, që nga këndi i lodrave tek Astiri, Teatri, Pazari e Bulevardi. A e imagjinoni që kam ndërtuar 45 shkolla mes sherrit dhe 109 çerdhe mes dhunës? Ky nuk është ekzagjerim.

2. Rrëmo në dollapin e gruas, në shtëpinë e nënës dhe vjehrrës, në biznesin e vëllait, në telefonët e në punët e shokëve, në aktivitetet e kompanive që punojnë në Tiranë, në galeritë e artit e në depot e shfaqjeve teatrore, krijo ‘biografinë e keqe’ të një njeriu që pastaj, edhe ty vetë, si palaço me titullin prokuror, të duket sikur ka qenë i dënuar më parë.

3. Ço nëpër studio tv e në portale disa llapa-llapa të etur për gjak, me mision të veçantë, që hynë e dalin në SPAK si në redaksi dhe marrin gjetjet hetimore të biografisë, që pastaj i hedhin në shesh si mish të gjallë, ku turren llapaqenërit veteranë.

4. Pastaj merr vulën e thertores tek Erjon Kasapi dhe arrestoje gjënë e gjallë me biografi të keqe, që të mos ketë mundësi të mbrohet me fjalë, teksa e mbyt llapaqenëria me lehje, jargë e pështymë dhe sigurisht arrestoje pa gjyq, madje pa statusin e të pandehurit, thjesht për dyshime që edhe ti e di se s’janë prova.

5. Këtu mos u ndal, hap vagonin e trenit dhe hidh kocka nga ato që ke mbledhur në dosje për të ushqyer qentë, që të mbushet dheu me qenëri që kërkon varjen në litar të këtij ‘qenit që punon’ dhe meqë s’iu gjet as korrupsion e as para e fshehur gjëkundi, iu mor gruaja e iu bë leckë fustanësh 800 mijë euro – një sajesë që edhe e vetme mjafton për të kuptuar se pse e kanë marrë Ols Violinën në SPAK në shkelje të ligjit“.

Veliaj ndan dhe një shembull që tregon sipas tij teknikat e ‘histerisë kolektive’ për gjyq në media pa gjyq në institucione:

“Në dosjen e tij skandaloze fjala ‘çarter’ përdoret për 3 raste, nga të cilat dy janë udhëtime në Turqi, në datat 13.08.2004 (në Antalia) dhe 04.08.2006 (në Bodrum).

Pra, kur unë kam qenë 24 dhe 26 vjeç, 10 vjet përpara se të merresha me politikë! Edhe pse iu sqarua se janë dy udhëtime me Sava Tours, me 300 vetë në avion, nga ato pushimet ekonomike që bën gjithë mileti, ky fuks pervers vazhdon dhe e lë aty si krim, sepse fjala “çarter”, normal, tingëllon shumë inkriminuese për gjyqin e studiove dhe portaleve.

Udhëtimi i tretë që citohet në dosje, i datës 25-27.10.2021, lidhet me një vizitë në Kiev, me një linjë të ngjashme (Sky Up), e cila sillte turistë ukrainas në Tiranë, para Luftës, me të cilën kam fluturuar për një takim zyrtar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko”.

Në fund, Veliaj shfaq zhgënjimin për nivelet qesharake të provës, sikurse i quan, që tashmë janë kthyer në arsye për shkeljen me këmbë të çerek milion votave që kryebashkiaku ka arritur në marrë në zgjedhje.

“Çfarë zhgënjimi që këto nivele qesharake të provës, njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë, jo vetëm mbajnë vulën e drejtësisë së re, por janë tanimë arsye pse çerek milionë votat e mia u shkelën me këmbë, ndërsa një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në SPAK me mik, u bënë shkak që unë t’i them këto nga burgu! Pa gjyq!”

 

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një 29-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një 29-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In