Udhëheqësit e tre vendeve të rëndësishme evropiane, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi, janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Kiev-it.
Tre liderët evropianë hipën në një tren special në Poloni dhe pritet të mbërrijnë këtë mëngjes në Kiev të Ukrainës, sipas rrjetit gjerman ZDF dhe gazetës italiane La Repubblica, e cila publikoi një foto të tyre brenda trenit.
Scholz, Macron dhe Draghi, janë kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.
Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan Kievin, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn.
Gjatë ditës së sotme priten deklarime të rëndësishme në lidhje me situatën.
/a.r











