Kur Greqia u godit në mesnatë nga dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 dhe 5.6 të shkallës rihter, lëkundjet u ndjenë dhe në vendin tonë.
Duke marrë shkas nga situate e krijuar nga COVID-19 dhe për shkak të panikut dhe nga tërmetet e nëntorit të vitit të kaluar, sizmiologu Llambro Duni qetëson qytetarët.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sizmiologu Duni deklaron se nuk ka vend për shqetësim. Mes të tjerash ai tha se vijojnë pasgoditjet e tërmetit të nëntorit.
Mediat greke shkruajnë se deri më tani ka shkuar në 10 numri i ndërtesave të shembura. Lëkundjet janë ndierë edhe në Shqipëri.
Dëmet e mëdha janë shkaktuar në Kanalaki, Glyki, Skafidoti, Skoteinos, Kypseli dhe disa fshatra në Komunën Souli.
Tërmeti u ndje në Thesprotia dhe Preveza, në Janinë, Arta, Korfuz dhe në zonën më të gjerë, madje deri në Shqipëri.
Tre persona u plagosën lehtë pasi u ranë mbi kokë objektet brenda në shtëpitë e tyre dhe u dërguan në një spital të Janinës. /e.s/











