• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre ‘syrgjynët’ e Lulzim Bashës

by A R
28/09/2018 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është përpjekur të ngjallë zemëratën ndaj qeverisë përmes tre qytetarëve, duke e kthyer denoncimin me zë dhe figurë si mjet politik.

Historia nis tre vite më parë, me ish-shefin e Antifrogës së Vlorës Dritan Zagani, për të pasuar me Albert Veliun (Babale) dhe së fundmi me ish-policin Emiljano Nuhu.

Në të tre rastet, personat në fjalë janë larguar nga vendi, për ta bërë të besueshëm pretendimin se në Shqipëri u kërcënohet jeta për shkak të denoncimeve.

Opozita në dy raste ka zgjedhur dy ish-policë, ndërsa në rastin e Albert Veliut bëhet fjalë për një ish-dënuar në fushën e trafikut.

Veliu ndryshon në shumë elementë në krahasim me dy ‘bashkëluftëtarët’ e tij. Ai jo vetëm që zgjodhi një tjetër gazetar për ta dhënë dëshminë, por denoncoi kur ishte akoma brenda vendit. Kjo siduket bëri që Babalja të mos kishte ‘fat’ për t’u kapur më pas në Kosovë.

Në dy rastet e ish-policëve, bëhet fjalë për dëshmi të dhënë nga arratia, gjë që mund t’ua lehtësojë procedurat për të përfituar azilin e shumëkërkuar.

JavaNews.al sjell më poshtë ‘biografitë’ e tre ‘syrgjynëve’ të Lulzim Bashës, që sot janë të detyruar të jetonë në një vend tjetër për një kohë të pacaktuar.

Në të treja rastet, nuk dihet nëse Prokuroria ka kërkuar estradimin e këtyre shtetasve për t’i dhënë dëshmitë e tyre në sallën e gjyqit, si dhe për të vuajtur dënimet për vepra të mëparshme penale.

Dritan Zagani

Mungesa në Gjykatën e Fierit në fillim të shtatorit 2015 zbuloi arratisjen e ish-oficerit të antidrogë, njeriut që trazoi ujërat e politikës shqiptare duke akuzuar krerët e policisë shqiptare si të lidhur me krimin. Ai ndodhet në një kamp azilantësh në Zvicër. Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se oficeri nën akuzë për shpërdorim detyre, i është bashkuar familjes në këtë shtet, ndërsa mësohet se ka kërkuar azil politik.

Nga burimet policore mësohet se të parat që kanë lënë Shqipërinë kanë qenë bashkëshortja e ish-oficerit, Edmonda Zagani, 38 vjeçe lindur në Fierzë, Pukë dhe banuese në Vlorë. Ajo ka qenë e shoqëruar nga tri vajzat e saj, E.Zagani 17 vjeçe lindur e banuese në Vlorë, A. Zagani 11 vjeçe, lindur në Savigliano Itali dhe M Zagani 9 ­vjeçe lindur në Savigliano, Itali.

Burimet policore pohojnë se bashkëshortja dhe vajzat e oficerit janë larguar disa muaj më parë nga Shqipëria, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar dhe, nëpërmjet Italisë, gjenden në Zvicër. Në momentin e largimit të familjarëve, Dritan Zagani ndodhej në Shqipëri, në masën e arrestit me burg, ndërsa Gjykata e Apelit të Vlorës e ka lënë me masën e arrestit shtëpiak.

Mësohet se familja Zagani kishte një banesë në Vlorë, ndërsa hetimet për dekonspirime fillimisht u realizuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më pas u transferuan në Prokurorinë e Fierit, ku dhe Zagani u dërgua në gjyq, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dritan Zagani ka lindur në Bushat të Shkodrës dhe ishte banues në Vlorë. Ai duhet të qëndronte në banesën në Vlorë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, por mundi të arratisej, pasi gjykata nuk i caktoi mbrojtje policore.

Dyshohet se ai mund të jetë larguar fillimisht në Greqi, nëpërmjet maleve dhe, duke pasur dokumente të falsifikuara, i është bashkuar familjes në një kamp në Zvicër, ku dhe mësohet se ka kërkuar azil politik.

Albert Veliu

I dënuar në Shqipëri me 3 vite burg për veprën penale të falsifikimit dhe trafikimit të mjeteve motorrike, duket se Albert Veliu, i paraqitur sot nga PD si “dëshmitari X” që denoncon trafikun e pretenduar të vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk është një person i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dikur.

Ndërkohë, ndryshe nga sa tha në dëshminë e vet, shtetasi Veliu, është dënuar për trafik heronine, dhe jo trafik kokaine në Itali, dhe është arrestuar në 2009 dhe jo në 2005 siç edhe pretendoi. Ndërkohë që në Itali, është dënuar me pesë vite burg dhe jo 7 sikurse deklaroi.

Veliu ndodhet në paraburgim në Kosovë, ku edhe u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Sikurse Zagani, edhe Veliu ka kërkuar azil.

Emiljano Nuhu

Emri më i ri si denoncues, i dalë nga selia blu. Nuk ka ende një vendodhje të saktë, pasi siç pohoi ai vetë një natë më parë: U detyrua të ikte nga Gjeneva pasi iu zbulua vendndodhja.

Nuhu nuk ka një fotografi të qartë. Dihet se ai ka lindur në Berat. Ai ka preferuar të flasë vetëm me zë. Sipas policisë, Nuhu është transferuar disa herë nëpër komisariate të ndryshme ndërsa në shtator 2018 ka braktisur detyrën dhe nuk ka dorëzuar as armatimin në ngarkim të tij si ish-polic.

Ai pretendon se në ambientet e komisariatit të Fushë-Krujës është kërcënuar me armë nga familja Rraja, deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Artur Bushi.

Për Nuhun ka shumë pak të dhëna, duke pasur parasysh se është një rast ‘i freskët’ për publikun. Sipas kolegëve, ai ka një vajzë të mitur si dhe kishte marrë një kredi bankare me qëllim blerjen e një banese. Ndërsa investigimet mediatike zbuluan se vëllai i tij, Ardit Nuhu, është i dënuar për trafik dhe armëmbajtje. Me të gjitha këto, ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu, digjej nga ligji i Vettingut.

/JavaNews/A.Rada

Next Post
“Kam qenë e lidhur me djalin e deputetit”, Xhisiela: Deklarimet e ish-policit mashtrime

Avokati i Xhisiela Malokut: Nuk kam parë shenja dhune, e çuditshme që tërhoqi denoncimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com