• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tre rreziqe aktuale për lirinë e shtypit, pa llogaritur ligjin “antishpifje”

by Mero Baze
18/12/2019 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E ashtuquajtura paketa “antishpifje”, e cila po paraqitet në formën e një “tigri” kundër lirisë së medies, në fakt përfundoi si një “mace”. Ndryshimet e bëra dhe pas minutës së fundit, të cilat Taulant Balla vetëm sa i përkthente nga anglishtja, duket se e futën ligjin në një shtrat burokratik, duke asgjësuar çdo përpjekje për t’u keqpërdorur politikisht.

Por dhe nëse ligji do të kishte mbetur “tigër”, siç u paraqit në fillim të tij, ai nuk do të ishte kurrë i tillë në zbatim, dhe në efektin mbi lirinë e shtypit.

Liria e shtypit në një vend si i yni, aktualisht ka tre armiq të mëdhenj.

Armiku i parë i madh është burimi financiar i shtypit, i cili vjen nga koorporatat e mëdha që diktojnë jetën ekonomike dhe politike të vendi, ose siç ua kemi ngjitur ne emrin, “oligarkë”.

Në Shqipëri je i lirë ta bësh copë Edi Ramën, je i lirë të tallesh me Lulzim Bashën, je i lirë të bësh gallatë me Ilir Metën, por nuk e bën dot me “oligarkët”.

Ajo është një listë e ndaluar “armiqsh” të shtypit shqiptar, dhe njëkohësisht një listë turpi për secilin prej nesh.

Nuk ka ligj që na ndalon t’i sulmojmë ata.

Nuk ka ligj që na ndalon t’i hetojmë ata.

Nuk ka ligj që na ndalon t’i investigojmë ata.

Por të gjithë ndaj tyre sillen si “konstruktivë”, shumë herë më konstruktivë se ndaj qeverisë apo opozitës.

Dhe kjo ka të bëjë me pafuqinë e një mekanizmi ekonomik të pavarur për shtypin shqiptar, që bazohet gjithnjë e më shumë tek reklama, pa pasur nevojën e reklamuesve, e gjithnjë e më pak tek shitja e produkteve të tij.

Kur shtypi shqiptar të mbijetojë duke shitur produktin e tij, duhet të fillojmë të flasim për lirinë e tij. Tani duhet të flasim për mbijetesën e tij.

90 për qind e medieve të Tiranës, nuk justifikojnë dot pagat e tyre nga burimet publike që deklarojnë.

Portale dhe TV online që punësojnë 100 vetë, pa asnjë reklamë, vetëm në Shqipëri gjen. Dhe ata kanë pas ose botën e krimit, ose korrupsionin. Mos prisni ta luftojnë atë.

Armiku i madh i dytë i lirisë së shtypit, është sponsorizimi politik i tij. Ideja që me shtypin vihet e iket nga pushteti, është ende një ide biznesi në Shqipëri.

Qeveria, por dhe opozita, janë të fiksuara me rëndësinë e shtypit për pushtetin e tyre, dhe ajo që kanë bërë me sukses, është të parcelizojnë shtypin, të kenë pushtetin e tyre mbi gazetarët, dhe t’i përdorin ato për interesa të tyre .

Kjo bën që kurrë gazetarët shqiptarë, të mos jenë të bashkuar në një kauzë. Dhe nuk ke si të jesh, pasi përdorimi politik lë gjurmët e tij.

Opozita aktuale ka një histori të ndyrë represioni ndaj shtypit, kur ka qenë në pushtet, kurse qeveria aktuale, një histori mikluese për të qenë komforte me mediat e mëdha.

Evoluimi që kemi nga vitet e pushtetit të Berishës, është se tani ka gazetarë që tenton t’i përdorë opozita, por nuk ka antimitingje ndaj tyre, si në kohë të Berishës, kur Frangaj mobilizonte lista gazetarësh, që dënonin dhunuesit e gazetarëve dhe mbronin dhunuesin, vetëm se dilte në foto me gruan e Berishës. Disa nga këta ishin para Kuvendit duke “luftuar” për liri.

Armiku i tretë i madh i lirisë së shtypit, është autocensura dhe guximi personal për të bërë gazetari.

Mediat e mëdha janë sot duarlidhura nga fakti se nuk janë konkurrente, nuk mbijetojnë dot me të ardhurat nga shitja e produktit të tyre, dhe janë në një aleancë mes biznesit dhe politikës.

Mediat e reja të internetit janë më të lira, por jo si gazetari cilësore, por si platforma propagandistike.

Nuk ka ligj për mediat në një sistem politik të lire si i yni, që mund të ndalë një gazetar të bëjë historinë e vet.

Dhuna ndaj gazetarëve dhe pasojat që ata kanë pasur në vite, kryesisht prej pushteteve të Sali Berishës, nuk kanë ardhur nga ligjet, por nga paligjshmëria dhe abuzimi me pushtetin. Por prapë nuk ja kanë dal dot.

Ndaj sot guximi për të bërë gazetari, është relativizuar nga guximi për të shpikur ngjarje. Gazetaria cilësore është mall i lirë në treg. Ajo as blihet e as shitet, vetëm sponsorizohet, siç janë rastet e financimeve të Ambasadave të atyre që quhen media të OJQ.

Rreziqe të tjera nuk shikoj, përveç kësaj që po ndodh sot, e cila tenton të barazojë guximin për t’i shkuar të vërtetës në palcë, përmes gazetarisë së vërtetë, me guximin për t’i shkuar burimit në palcë përmes gënjeshtrës.

Next Post
Certifikohen emrat shqiptarë që do të mbajnë dy yje në galaktikë, ja cilët janë

Certifikohen emrat shqiptarë që do të mbajnë dy yje në galaktikë, ja cilët janë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In