• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre qentë, qeni roje, zagari dhe konia

by Lutfi Dervishi
04/05/2022 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

1.
Presidenti Regan, për të treguar dallimin mes lirisë së shtypit në Amerikë me vendet e tjera të bllokut komunist tregonte shpesh këtë anekdodë:

Një herë u bën bashkë tri qen, një qen amerikan, një qen polak dhe një qen rus. Ata nisën të tregonin, si ishin punët në vendet e tyre. Qeni amerikan tha: në këtë vend ti mund të lehësh lirisht, dhe nëse leh mjaftueshëm dikush do të kalojë dhe do të jap një copë mish. Në këtë moment qeni polak ndërhyn dhe pyet:

çfarë është mishi?

Ndërsa qeni rus i shtangur pyet:

çfarë është lehja?

2.
Për median në mënyrë metaforike thuhet se roli i saj kryesor është ai i qenit roje. Qenit që duhet të lehë dhe të ruajë shtëpinë e demokracisë.

Media si pushtet i katërt duhet të ruajë tre pushtet e tjera (qeverinë, parlamentin dhe gjyqësorin), duhet të “lehë” kur sheh se po prishet “kontrolli dhe ballanca” dhe si qen roje i publikut duhet të garantojë se po rri me veshët ngritur dhe sytë katër sa herë pikas shkelje të ligjit dhe interesit publik.

Me “lehjen” e tij qeni sinjalizon shoqërinë dhe institucionet që diçka nuk shkon, diçka duhet ndrequr dhe diçka duhet bërë ndryshe.
Por në Ballkan dihet që qeni nuk leh ndaj atij që e ushqen dhe po ashtu hesht kur para kalon dikush që e njeh.

Me kalimin e kohës qentë roje po vijnë drejt zhdukjes dhe me shpejtësi duke u shtuar një racë tjetër qensh që ngjajnë me qenin roje vetëm nga e lehura.

Shohim që shtohen dita -ditës qentë e gjuetisë, zagarë, siç thuhet rëndom. Qen që “lehin” për interes të ngushtë të zotit apo për interes të gjerë të pushtetit, por jo për interes të publikut. Këta qen janë të rrezikshëm për shkak se jo vetëm lehin, por edhe kafshojnë ku mundin e sa të mundin…

Por më të rrezikshëm se zagarët është raca e koneve, ose qentë e “zbutur” të shtëpisë; atyre nuk u lejohet të lehin, mbahen vetëm për të hequr stresin dhe për të argëtuar të zotët. Ata nuk lehin kurrë ndaj të fortit, të gjithpushtetshmit, ndaj keqbërësit. Janë krejt ndryshe nga qenit roje që edhe pse këlysh nuk e ndaloi të lehurën edhe kur para tij kalonin luanë dhe gjithë qentë e tjerë u fshehën në kolibe.

Kur u larguan luanët, qentë e tjerë që kishin ndenjur me bisht ndër shalë, me shpoti i thanë qenit të vogël që lehu gjithë kohën.

-Ke lehur aq shumë sa luanët u trembën prej teje dhe ikën…

– Për të tremb nuk besoj se i kam trembur, por për të lehur, kam lehur sa kam mundur.

Next Post
Kush mbeti jashtë qeverisë Rama III

Nga Presidenti i ri tek përfundimi i mandateve të krerëve të degëve/ PS mbledh Asamblenë të shtunën, ja çfarë pritet të diskutohet

Comments 3

  1. Baca says:
    4 years ago

    Dervish, ty t’ka lezet e lehura!

    Reply
  2. Loreta Kalaja says:
    4 years ago

    Po ti o Lut, tek cila kategori e gjen vehten ?
    Tek qeni ?
    Tek zagari ?
    Tek konia ?
    Ti e di shumë mirë që, në Tiranë, çdo gjë zgjidhet, flitet, përflitet, vendoset dhe “ekzekutohet” nëpër kafene, ku për ty, qarkullon thushi e thashi që i ngjan të dytit, ZAGARIT, që i sherben të zotit, që i jep “bukën e gojës”, dhe për çudi buka të rrjedh nga ura Lanës tek unaza e re……….

    Reply
  3. Avni Lika says:
    4 years ago

    Humor me muti, humor gollobërde….
    Shumë arkaike këto të shenjuarat e kokë çilit “udri bre – udri” të Gollobërdës…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In