Tre policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën dje në mbrëmje, në pjesën juglindore me shumicë kurde në Turqi, gjatë një sulmi të pretenduar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), bëhet e ditur pranë shërbimeve të sigurisë.
”Sulmi u regjistrua në rajonin Idil në provincën Sirnak, pranë kufirit sirian, rreth orës 23:30 pas shpërthimit të një bombe ndërsa po kalonte një autokolone policie”, saktësoi për median një zyrtar rajonal duke u shprehur në kushte anonimati.
”Tre policë të plagosur rëndë vdiqën pas plagëve të rënda dhe katër të tjerë morën plagë më të lehta”, shtoi ai.
Pas më shumë se dy vitesh armëpushimi dhe bisedimesh për paqe, luftimet e përgjakshme nisën sërish verën e kaluar midis forcave të sigurisë turke dhe PKK-së.