• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre plagë që na hapi Ermal Meta!

by Mero Baze
02/06/2018 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Koncerti i Ermal Metës është ndoshta më i miri i gjithë kohrave në Tiranë. I vërtet, pasionant, i mirëpritur dhe shumë kulturor, ai ndoshta është koncerti që më ka zgjuar më shumë emocione, pas koncertit të Albanos dhe Rominës në vitin 1989, në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”.
Dhe si I tillë ai është ndoshta gjëja më e mirë që organizatorët e koncerteve kanë bërë ndonjëherë në këtë vend për ta bërë të gjallë jetën kulturore të kryeqytetit.
Fuqia e tij si kantautor, repertori I pasur dhe mbijetesa në skenë para një publiku të dashur pa asnjë sforco, treguan klasin e tij si artist I kompletuar.
Dhe ndërsa shikoja koncertin dhe reagimet pas tij, e kuptoj se Ermali na ka hapur disa plagë që ja mbajmë fshehur dhe vetes.
E para është standarti I artit të tij. Këngët e Ermal Metës janë të gjitha këngë, të gjitha art, të gjitha të kuruara në detaje, dhe ofrojnë për publikun shqiptar një standart, të cilit ne I kemi ikur për dy dekada. Të zhytur në pellgun e tallavasë dhe këngëve të improvizuara, të reperëve të sajuar më shumë nga sherret dhe pervesitet e jetës private se sa nga arti I tyre, të këngëtarëve të famshëm që më shumë u numurohen makina se këngë, shumë nga të pranishmit në Sheshin “Skënderbej” ndjeheshin të shtangur nga përballja me artin e vërtet , me një artist që përfaqëson denjësisht kulturën e këngës italiane dhe na bën krenar se e përfaqëson atë edhe si shqiptar.
Publiku nuk e ndiqte dot. Shumë prej këngëve të tij I shijonte, por nuk I ndiqte dot. Jo se sic thonë disa nuk janë shije e tyre, por ishin një befasi kulturore, që do kohën e vet të bëhet pjesë e kulturës tënde.
Ermal Meta na kujtoi plagën që i kemi hapur vetes me sistemin e antivlerave që kemi kultivuar dhe mediokritetin ku jemi zhytur. Na e kujtoi me dashurinë e një njeriu që donte të na zgjonte nga gjumi dhe të na bënte të ndjeheshim të gjallë në atë shesh.
Kjo është një nga plagët e mëdha që tranzicioni ka hapur kulturës shqiptare dhe duhet një ballafaqim me një sistem vlerash të përjetosh këtë. Duhet një këngëtar përtej tallavasë sonë, por dhe asaj rajonale. Përtej tallavasë dhe të atyre këngëtarve grek që ofrojnë famën e tallavasë së buzuqeve dhe “superioritetin” e rracistëve.
Plaga e dytë që na hapi Ermali, është ndjesia që ke, kur shikon se kur dikush që ka qenë pjesë e jotja e vuajtur, ja del në një botë konkurente, qoftë dhe duke e nisur nga rruga. Ermal Meta në Shqipëri, zor se do përfundonte artist. Nuk bëj dot kasandrën të them si do kish përfunduar, por në një shoqëri jo konkurente si e jona, të politizuar dhe pa shanse të mbështetura mbi mundësit e tua, propabiliteti t’ia dalësh është shumë afër zeros.
Një fëmijë me aq shumë probleme në jetë në familje dhe në rrugë, erdhi për ta na kujtuar se ja doli dhe na e tha këtë po me aq dashuri, sikur të na thoshet faleminderit që më ndihmuat.
Jemi të gjithë të pafuqishëm ti themi “na fal”, pasi fatin që I rezervuam atij, ne ua rezervojmë dhe fëmijëve tanë, dhe nuk jemi selektiv në këtë fatkeqësi kombëtare, por jemi thjeshtë të dështuar.
Plaga e tretë që na kujtoi Ermali është dhe më e hidhur dhe ka të bëj me talebanizimin politik të shqiptarëve. Një koncert maksimalisht I shkëlqyer, një artist I madh Italian me rrënjë shqiptare, një koncert falas për publikun dhe një ngjarjje kulturore, që duhet ta ketë zili cdo kryeqytet në botë, talebanizohet, duke u bërë thirrje si ata hoxhallarët në xhami që u bëjnë thirrje të rinjëve të mos shkojnë në mbrëmjen e maturës se aty është Erion Veliaj. Kjo barbari që vjen nga talebanizmi politik, bëhet dhe më qesharake, kur mallkon popullin që del në koncert, meqë ti urren organizatorin, duke I bërë padashje nder, dhe duke ja veshur meritat e Ermal Metës Erion Veliaj.
Sheshin “Skënderbej” e mbushi Ermal Meta, dhe njerëzit shkuan për të. Mund ta mbush dhe Erion Veliaj për esap të vet në fushatë elektorale, por dje nuk qe ai rasti. Kush do ti heq meritat Ermalit, e t’ia jap Erionit, le ta bëj, por nuk ja ka kërkuar njeri këtë shërbim falas.
Kryebashkiak si Erioni, që mbushin sheshet falas për qytetarët me vlera të tilla, maksimumi mund të lavdërohen dhe minimumi mund të mos kritikohen, por të ngjallësh urrejtje si taleban, pse shkon në një koncert të tillë, është shenjë e një plage të tellë, që ka lënë urrejtja politike në vend.
Dhe Ermrali na e kujtoi dhe atë. Si një djalë I rritur me plot plagë në shpirt, nga varfëria, mbijetesa dhe familja e vështirë, ai me artin e tij na bëri të ndjehemi të gjithë ashtu sic jemi, me plagët tona ende të pashëruara nga tranzicioni. Por na bëri të flejmë të gëzuar, se ky komb megjithëse prodhon taleban, prodhon tallava, prodhon emigrant, prodhon pordhacë statusesh në facebook, prodhon mitoman që duan të cudisin lagjen duke ulëritur si idjot, por prodhn dhe Ermalin, Rita Orën, Dua Lipën etj. Dhe kjo gjë I mund gjithë të tjerat.Edhe plagët!

Next Post
FOTOT/ Spektakolarë! Stadiumet që do mirëpresin Botërorin

FOTOT/ Spektakolarë! Stadiumet që do mirëpresin Botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In