Tre persona kanë rrahur keq rojen e një pike grumbullimi hekur nikeli në Proptisht të Pogradecit.
Policia thotë se pas një konflikti për motive të dobëta, 65-vjeçari K.L, është goditur barbarisht dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Për ngjarjen u arrestua 33-vjeçari E.L, dhe u shpall në kërkim 30-vjeçari E.N.
Ata e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje”.
/a.r