• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Tre partitë kyresore, alibi për të pamundësuar reformën

by Afrim Krasniqi
14/06/2016 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Më shumë se negociata për draftin e reformës në drejtësi janë bisedime politike për zgjedhjet parlamentare e presidenciale 2017. Drafti i reformës është produkt ndërkombëtar dhe se palët politike shqiptare nuk mund ta ndryshojnë thelbin e saj. Nuk kemi palë politike që është 100% pro reformës, palët janë kundër, me dallimin se disa janë shumë kundër, të tjera më pak kundër.

Kërkesat për ndarje partiake të posteve në gjyqësor (PD), ajo për kompromis politik midis palëve për çdo emërim (LSI) apo për vendimmarrje përmes votave të shumicës (PS) në thelb janë alibi për të pamundësuar reformën, ose për të siguruar imunitet hetimi nesër pas reformës, për veten, miqtë, familjen dhe rrethin privat financues.

PS po gabon kur nga njëra anë flet për reformën, nga ana tjetër ka nisur fushatë denigrimi kundër gjyqtarëve që arrestojnë zyrtarë të korruptuar; PD gabon kur nga njëra anë fton në grup parlamentar ambasadorët perëndimor dhe nga ana tjetër kërcënon për përjashtim këdo që voton pro draftit perëndimor të reformës, LSI gabon kur brenda 48 orëve kapërcen ylberin, pro qeverisë kur është në tryezë me Ramën dhe pro opozitës kur është në tryezë me opozitën.

Fakti: asnjë parti nuk ka përjashtuar nga radhët e saj personat e inkriminuar dhe korruptuar, përkundrazi, ata janë stimuluar dhe janë vendimmarrës në parlament, bashki dhe nivele drejtuese lokale të partive.

Konkluzioni i trojkës së ambasadorëve: liderit politikë shqiptarë nuk e duan integrimin, ndaj presioni për integrim për në BE nuk funksionon në rastin e tyre, qytetarët janë pasivë dhe të paaftë të mbrojnë interes e tyre dhe për pasojë, Shqipëria mbetet një eksperiment i brishtë demokratik, i cili mbijeton vetëm falë prezencës aktive ndërkombëtare.

Futja në Kushtetutë/reformë e Misionit ndërkombëtar të monitorimit, – megjithëse një hap pas në konceptin e sovranitetit, mekanizmi i vetëm i garancisë se reforma do të sjellë diçka pozitive dhe se shpresa se ajo do të jetësohet.

Next Post

Besnik Mustafaj: Berisha zhgënjeu shqiptarët, ika se nuk e duroja dot më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In