• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre mijë policë nuk e marrin të plotë rrogën, proteston kreu i sindikatës

by Aalison Pearse Stevens
07/09/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth tre mijë efektivë të Policisë së Tiranës nuk e kanë marrë të plotë pagën e muajit gusht. Sipas kreut të sindikatës së punonjësve të Policisë së Shtetit, efektivëve që më parë kanë marrë orët suplementare, muajin e kaluar u janë mbajtur 2 mijë lekë të reja. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Sadedin Fishta pohon se paratë që ata kanë marrë në muajin dhjetor për orët suplementare, nuk kanë qenë të tatuara, dhe ky tatim po llogaritet në këta muaj. Gjithashtu, ai shpreh edhe shqetësimet e tjera për sa u përket punonjësve të policisë, duke theksuar se “ka gati një vit e gjysmë që policia nuk po merr atë se çfarë ka parashikuar ligji i Policisë së Shtetit. Është neglizhenca ose mosveprimi i qeverisë për nxjerrjen e akteve që e bën policinë të mos marrin atë çka u takon”.

Zoti Sadedin, përse efektivëve të policisë, muajin e shkuar u janë mbajtur 20 mijë lekë nga paga mujore?

Kjo shumë u është mbajtur vetëm efektivëve që kanë pasur orët suplementare. Pra, çdo efektivi që ka marrë pagesën e orëve suplementare, i janë mbajtur tani në muajin gusht. Kjo gjë është bërë sepse paratë që ata kanë marrë më herët nuk kanë qenë të tatuara, dhe ky tatim po llogaritet në këta muaj. Kanë qenë orët suplementare që janë paguar edhe për zgjedhjet e vitit të kaluar dhe që u janë paguar në dhjetor.

Kjo gjë ka ndodhur vetëm për efektivët e Policisë së Tiranës apo edhe në rrethe?

Kjo është bërë vetëm për efektivët e Tiranës.

A është e drejtë kjo gjë?

Jo, kjo gjë nuk është aspak e drejtë. Unë kam kërkuar edhe urdhrat e tyre dhe akoma nuk më kanë sjellë asgjë. Sepse normalisht, ndalesat bëhen vetëm me vendim gjykate.

Kush i ndalon këto para dhe ku e keni bërë ju ankesën?

Ne ankesën e bëjmë në Drejtorinë e Përgjithshme. Kurse paratë ndalohen nga financa e Policisë së Shtetit. Pasi ka shkuar auditi dhe pasi ka bërë auditimin, ka konstatuar shkelje që janë paguar pa u taksuar.

Sa efektivëve u është mbajtur kjo shumë parash?

Vetëm qarku i Tiranës ka rreth 3.000 efektivë policie, duke përfshirë komisariatet, si dhe komisariatin e Kavajës.

Këto ankesa, efektivët i bëjnë direkt te ju, pra në sindikatë?

Po, sepse ku mund të ankohen tjetër?! Por jo vetëm për këtë rast. Edhe një vërtetim po të duan të marrin, ata kanë frikë të shkojnë t’u thonë, sepse kanë frikë se mos i transferojnë apo i lëvizin.

Mbajtja e parave, do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm apo do të jetë vetëm për muajin gusht?

Shuma që do t’u ndalohet është rreth 200 mijë lekë të vjetra për secilin efektiv. Zyrtarisht nuk kam marrë asnjë shkresë se sa është ndalesa, por nga vetë efektivët është thënë se këtë muaj u janë ndaluar nga 20 mijë lekë të vjetra. Dhe besoj se ndalesa do të bëhet në çdo muaj, dhe jo e gjithë shuma njëherësh. Nuk e di nëse kjo gjë do të vijojë edhe në muaj në vijim, por jemi duke pritur një reagim për këtë. Ndërkohë që është edhe një problematikë e mëparshme e efektivëve të Tiranës, konkretisht Patrulla e Përgjithshme, që para 6 muajsh iu ndaluan nga 350 mijë lekë për karburantin. Kjo gjë ishte për kalim limiti, për të cilën nuk janë përgjegjës. Efektivi merr makinën në fillim të shërbimit dhe nuk e di se çfarë do t’i ndodhë për 8 orë dhe se sa karburant do të konsumojë.

Po për sa i përket një efektivi policie që humb jetën në krye të detyrës dhe është i pasiguruar, sa për qind të shumës së lekëve humbin familjarët e tyre?

Në bazë të ligjit të policisë, që është në fuqi, ka një nen që është neni 75. Në këtë nen janë të gjitha përfitimet që u takojnë familjarëve të punonjësve të policisë së rënë në detyrë. Në pikën 2 të këtij neni thuhet se të gjitha këto rregullohen me vendim qeverie. Mirëpo deri tani qeveria nuk ka dhënë një vendim, i cili duhej të kishte dalë që kur ka hyrë ligji në fuqi, duhej të kishte dalë edhe vendimi për të rregulluar këtë gjë. Ligji ka hyrë në fuqi më 1 mars të vitit 2015, në një kohë që kjo pjesë nuk është miratuar. Aty flitet edhe për përfitim strehimi falas, por si mund ta marrë këtë gjë kur nuk është nxjerrë akoma vendimi i qeverisë për rregullimin e këtij neni?! Janë edhe nja 12 vendime të tjera që nuk kanë dalë, që rregullojnë edhe vjetërsinë e punës, ushqimin, kredinë me 3%, dhe për këtë punë ne jemi akoma në proces gjyqësor. Njëkohësisht, është edhe një nen tjetër ku thuhet se shteti merr përsipër sigurimin e jetës së punonjësve të policisë, kur dëmtohen në detyrë ose për shkak të detyrës. Edhe për këtë nen nuk ka dalë vendimi se sa do të jetë fondi për sigurimin e punonjësve të policisë. Tashmë, duke qenë se për këto gjëra nuk kanë dalë vendimet e qeverisë, familjarët e tyre rrezikojnë përfitimet që u takojnë me ligj.

Përse po zgjaten kaq shumë këto vendime?

Këtë gjë e di qeveria. Ne ia kemi kërkuar edhe Kuvendit. E kemi çuar edhe në gjykatë dhe kemi bërë një padi. E ndërkohë që ministri tha se do t’i kërkojë qeverisë t’u rrisë pagën efektivëve, ata nuk po arrijnë të marrin as atë që iu takon me ligj. Për shembull, nëse do të nxjerrin vendimin për ligjin në vjetërsinë e punës me 1%, atyre të cilët kanë të paktën 25 vite punë iu rritet paga me 25% në muaj.

Rreth një muaj më parë, “Gazeta Shqiptare” bëri një vëzhgim për sa i përket mospajisjes së efektivëve me uniformat verore. Pse efektivët nuk janë pajisur me uniforma ndërkohë që vera po kalon?

Vendimi i qeverisë që efektivët të pajisen me uniformat e reja ka dalë që më datë 1 janar. Nuk e di ende pse po zvarritet akoma mospajisja me uniforma.

BW/d.i.

 

Next Post
Reforma zgjedhore, sfida e sesionit të ri. Ja çfarë rekomandojnë ndërkombëtarët

Projektligji për personat që do të strehohen e ushqehen nga shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In