Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se përgatisnin mina me telekomandë.
Në pranga kanë rënë 46-vjeçari Agron Gurakuqi dhe 35-vjeçari Bledian Gresa.
Në kudër të operacionit të koduar “Distanca”, policia thotë se ka sekuestruar 4 mina me telekomandë, ndërsa personat e arrestuar do t’i shisnin lëndët shpërthyese kundrejt shumës 3 mijë euro një copë.
Të arrestuarit janë:
Agron Gurakuqi 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”;
Bledian Greca 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “.
“Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.
Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa”, sqaron policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.











